Futboll Sport

E PAZAKONTË NGA ANGLIA/ Lojtarët dërgojnë topin në rrjetë duke luajtur volejboll, shikoni golin e çuditshëm që arbitri e quajti të rregullt (VIDEO)

Ndeshja midis Plejmuth dhe Lejton Orient në Ligën e Dytë angleze, përfundoi me fitoren e thellë 4-0 të vendasve.

Megjithatë ajo që po diskutohet më shumë nga kjo ndeshje, është një episod i ndodhur gjatë shënimit të golit të parë nga ekipi vendas.

Në minutën e 14’, ishte Grant ai i cili shënoi, duke i dhënë skuadrës së tij avantazhin. Por, goli i tij ishte i parregullt, ndonëse arbitri e quajti të rregull.

Para se Grant të dërgonte topin në rrjetë, një nga shokët e tij të ekipit e gjuan topin me dorë, sikur të ishte duke luajtur volejboll. Kjo nuk u pa nga arbitri i ndeshjes, i cili pavarësisht protestave të shumta nga lojtarët e Lejton, e quajti golin të rregullt.

Për më shumë shikoni videon e mëposhtme:

 

Related posts

PAS FITORES SË SUPERKUPËS/ Ronaldo: Është i pari nga katër objektivat, por jo më kryesori

Delo.autor

Katër vite më parë i bashkoi një fotografi, tani Ronaldo dhe Bernardeschi “flasin një gjuhë”

Isa.Autor

U NDËSHKUA NGA DISIPLINA/ Dëm 24 milionë lekë, Tirana me “dhimbje koke” prej tifozëve

Delo.autor

Leave a Comment