Futboll Sport

MESAZH I MADH PËR TIRANA-PARTIZANI/ Hoxholli dhe i biri 13-vjeçar: Çfarë t’i them?

Ajo që ndodhi para takimit mes Tirana-Partizani, incidenti dhe sherri masiv mes tifozëve, ishte e vetmja gjë që duhej evituar në atë përballje, pa harruar edhe koreografinë e tepërt. Gjithçka tjetër ishte shumë e bukur, me tifozeritë që kishin stërmbushur shkallët e stadiumit për të mos lënë asnjë karrige të vetme bosh. Sigurisht, në një ndeshje derbi nuk mund të pritet kurrë paqe dhe qetësi të jashtëzakonshme, por disa caqe nuk duhen kaluar.

Tifozët e Tiranës dhe Partizanit përfaqësojnë shqiptarët, janë të një vendi, prandaj urrejtja deri në këtë pikë për disa prej personave është më shumë se e dëmshme për të krijuar një panoramë aspak reale.
Në ditën e re, në ditën tjetër, gjithëkush prej tifozëve të Tiranës gjendet duke komunikuar miqësisht me një tifoz të Partizanit dhe anasjelltas. Rutina vazhdon normalisht, megjithëse në ato 90 minuta, përjetohet sikur gjithçka tjetër të ndalojë dhe fshihet nga kujtesa.

Një rrëfim shumë i bukur dhe me mesazhe domethënëse vjen nga aktivisti Ilir Hoxholli. Së bashku me të birin e tij 13-vjeçar, kishin zgjedhur të shkonin në stadium. Për kë bënin tifoz? Në një shkrim të tillë, ndoshta është pyetja e fundit që duhet të shtrohet.

“Ështe vetëm 13 vjec dhe në një familje bardh e blu, fjalia kryesore është: “Si do të dali Tirana?”. Kishte dy javë përpara që edhe pse do ndeshej Tirana me Kukësin pyeste për Partizanin. Ditën e ndeshjes nuk rrinim dot në shtëpi (edhe une prej tim biri) shkuam që në 17:30 në stadium. Stadiumi gati i mbushur në kapacitetin maksimal. Pas pak një sherr mes dy palëve që disa më thonin për foninë, disa për sharjet dhe më vone pas sherrit u zbulua për një skenar. Diskutimi me tim bir kaloi në sherrin e tifozëve. Si t’ia shpjegoja? T’i kritikoja tifozerinë e Tiranes ishte e pamundur, ata janë zemra ekipit dhe nuk do më kuptonte.

Për hir të vërtetës tifozat “Fanatics” qendruan idiferent në masë dhe shumë prej tyre tërhiqnin tifozët mos hynin në fushë. Nuk e di çdo të kishte ndodhur sikur të kishin hyrë edhe ata në fushë. Faleminderit Zot, faleminderit çuna që ruajtët qetësinë. Kur ndeshja mbaroi më tërhoqi vemendjen diçka, nje tavoline e madhe ne lokal, me djem te rinj, po shikonin Milanin.

Disa ishin me bluzë te Tiranës dhe disa me të Partizanit. Nuk po ziheshin, po pinin kafe bashkë dhe po shijonin ndeshjen. Ndalova dhe i thashë tim biri: “Pse nuk zihen tani? Pse nuk shahen? A mundet qe nje çast të na verbojë e të godasim komshiun, bashkëqytetarin tonë?

Nëse shikojmë në rrjete sociale se dikush kërkon ndihmë, është i varfër apo i sëmurë që i rrezikohet jeta, a bëhemi të gjithë bashkë të Tiranes, Partizanit, Vllaznisë, Skenderbeut etj. Nuk pyesim me kë është nevojtari, as se kush po e ndihmon. Bir futbolli luhet në fushë, kundershtarit ne fund i japim doren me shpresen se takimin tjetër do të përgatitemi më mirë”.

Related posts

I JASHTËZAKONSHËM/ RONALDO, golashënuesi më i mirë i Juventusit në 60 vite

Isa.Autor

DYBALA E ZBULON/ E dhimbshme të luaj kundër Higuainit, por kemi vendos bast…

Isa.Autor

DUHET TË GABOJNË RIVALËT NË TË KUNDËRT JEMI LARG TITULLIT”/ Trajneri Koeman: Ja pse Griezmann nuk po luan

Delo.autor

Leave a Comment