Futboll Seria A Sport

MPOSHTEN NGA ROMA/ Funten në krizë rezultatesh, “Kuqezinjve” nuk iu bën punë as…Pioli

Roma ka mposhtur Milanin me rezultatin 2-1, duke i futur kuqezinjtë në një krizë rezultatesh. Ndonëse vetëm pak kohë më parë Milani shkarkoi nga posti i trajnerit Xhampaolon, për shkak të rezultateve të dobëta, duke emëruar në vendin e tij Stefano Pioli, përsëri rezultatet pozitive nuk po vijnë.

Ndeshja nisi mirë për kuqezinjtë, të cilët rrezikuan që në minutat e para me Leaon, por topi i goditur nga portugezi shkoi ngjitur me shtyllën e majtë. Atëherë kur të gjithë mendonin se “Djalli”, do të shënonte golin e avantazhit, atë e gjeti Roma, me Xhekon në minutën e 38’, me boshnjakun që gjendej i pa markuar në zonë, dhe nuk e kishte të vështirë ta dërgonte topin në rrjetë.

Pjesa e dytë nisi mirë për miqtë, të cilët gjetën golin e barazimit me Teo Hernandez në minutën e 55’, barazim që zgjati vetëm 3 minuta.

Në minutën e 58’, ishte Nikolo Zaniolo, i cili shënoi një gol nga jashtë zone, pas një gafe nga mbrojtësi i sapo inkuadruar, Davide Kalabria. Pavarësisht tentativave të shumta nga të besuarit e Piolit, ndeshja u mbyll me fitoren e vendasve, të cilët e shohin veten në vendin e 5-të me 16 pikë, 6 më shumë se Milani, të cilët ndodhen në vendin e 12-të.

Related posts

Buffon: Këto janë dy ndeshjet që do të doja të luaja përsëri

Q.Autor

LIVE/ Champions League: Mbyllet ndeshja Chelsea-Juventus. Rezultati 4-0

Delo.autor

“VETËM NËSE FITOJMË NDAJ ANGLISË QUHEN SUKSESE”/ Mancini karikon “axurrët”: Sekreti i kësaj Italie është…

Delo.autor

Leave a Comment