Futboll Sport

NDESHJA “FINALE” KUNDËR KOMBËTARES/ Ylli i Turqisë nxeh atmosferën, vjen me postim acarues para Shqipërisë (FOTO)

Sulmuesi i Romës, Cengiz Under, nuk do të jetë i pranishëm për ndeshjen e mbrëmjes së sotme kundër Shqipërisë. Ylli i turqve është i dëmtuar dhe nuk do të zbresë në fushë prej orës 20:45.

Ai nuk ka qëndruar larg skuadrës së tij, ndërsa në Twitter ka postuar një foto që ka shkaktuar goxha zhurmë. Ai mban dorën lart në përshëndetje ushtarake dhe hedh disa flamuj turq.

Një foto e tillë është komentuar dhe në mediet italiane, duke qenë se 22-vjeçari pozon me fanellën e Romës. Atmosfera përpara sfidës ndërmjet Turqisë dhe Shqipërisë nuk është shumë e qetë, pasi Federatat kishin përplasje për tifozët.

Related posts

NGACMIME LEGJENDASH NË RRJETET SOCIALE/ Maldini me fanellën e dytë, Toti: Do të rikthehesh kapiten?

Delo.autor

E FUNDIT/ Dy miqësore për Shqipërinë e Mustedaganic, publikohet lista e lojtarëve

Sadik.Autor

HISTORIKE NË LOJRAT OLIMPIKE/ Majlinda Kelmendi fiton medaljen e artë në “Minsk 2019”

Delo.autor

Leave a Comment