Futboll Shqipëri Sport

“NË TURQI DO SHKOJMË PËR FITORE”/ Flet sulmuesi Cikalleshi: Ndihem shumë mirë me Rejën, dua që ai…

Sokol Cikalleshi, i cili po kalon një formë të mirë, periudhën e fundit, do të jetë ai ku Edi Reja do të mbeshtetet për dy ndeshjet me Turqinë dhe Moldavinë. Sulmuesi shqiptar, ka dalë ditën e sotme në konferencë për shtyp dhe ka folur për ndeshjen e vështirë që e pret kombëtaren.

Forma e mirë? “Një sulmues e motivojnë golat, e bëjnë që të vazhdojë të punoj më shumë. Jam në formë të mirë dhe gati të ndihmojë Kombëtaren. Ndeshja me Turqinë është një nga ndeshjet më të vështira, pasi ata janë favoritë. Ndihemi mirë dhe do ta përgatisim ndeshjen në mënyrë sa më të mirë. Do të shkojmë në Turqi për të fituar ndeshjen edhe pse do jetë e vështirë”.

Turqia? “Me Islandën bëmë gjysmën e punës për të vazhdua ëndrrën. Pa rezultat pozitiv ndaj Turqisë nuk vlen ajo. Morali është i mirë pas asaj fitoreje me rezultat të mirë. Këtë ndeshjen e Turqisë kemi të njëjtën situatë që pa njërën nuk vlen tjetra”.

Kualifikimi? “ Unë e di që ëndrra për kualifikim është e vëshrtirë dhe nëse arrijmë të fitojmë nuk do ta kemi të lehtë me Andorrën dhe Moldavinë. Me ardhjen e Rejës gjërat kanë ndryshuar për mirë dhe flas edhe në aspektin personal, pasi kam arritur të shënoj. Është një rrugë e gjatë dhe hap pas hapi hedhim themelet për Botërorin e ardhshëm, por jemi edhe në garë për këtë europian”.

Marrëdhënia me Rejan? “Skuadra turke ka elementë të mirë dhe futbollistë që luajnë në liga të forta. Kjo ndeshje luhet në fushën e tyre dhe ato janë favoritë. Mund të kujtojmë ndeshjen në Shkodër, por ishte në rrethana ndryshe. Turqia është ekip cilësor dhe kanë momente të mira dhe të këqija, por Turqia është në momentin e saj. Kam marrëdhënie të mirë me Rejën dhe jam i lumtur nëse vazhdon këtu si trajner, por mendoj se edhe shumë të tjerë mendojnë këtë gjë. Është Federata ajo që vendos në fund por ne duam të vazhdojë”.

Hysaj dhe dëmtimi? “Fola pak me të, por ai do të mungojë. Është humbje e madhe për ne. Edhe ndaj Islandës, bëri një nga ndeshjet më të mira duke shënuar edhe gol. Mendoj se në atë pozicion ka lojtarë të tjerë si Roshi, që bën mirë. Uroj që të mos e ndjejmë mungesën e tij”.

Related posts

Babai i Behramit zbulon politikën e zviceranëve: Trajneri zbatoi urdhrin e shefave, tani Valoni ndihet…

Isa.Autor

“AI ËSHTË NË NJË TJETËR NIVEL”/ Mesfushori Rakitic: Ka vetëm një numër një, është Messi

Delo.autor

PRANOI QË KISHTE BËRË SEKS TRESHE/ Shikoni çfarë i ndodh ish-futbollistit ukrainas (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment