Futboll Seria A Sport

NGA HELMI TEL “CALCIOPOLI”/ Super dueli Inter-Juventus që zgjat… 110 vite

Është historia e një ndeshjeje futbolli, që gjatë kohës është shndërruar në një “betejë”. Rivaliteti dhe tensionet, hidhërimet dhe polemikat kanë kaluar numrin e golave dhe driblimeve. E kështu, Inter-Juventus është sfida nga e cila vështirë se dilet pa “u djegur”. Janë njëqind e dhjetë vite, saktësisht nga 14 nëntori i 1909-ës deri më sot, që dy klubet kanë krijuar “armiqësi”.

“HELMET” E PARA – Dy emrat e parë që kanë përfunduar në blloqet e tifozëve bardhezinj dhe zikaltër ishin ata të juventinit Ernesto Borel dhe të interistit Oskar Engler. I pari realizoi dopietën në derbin e parë të Italisë, ndërsa i dyti vendosi me një gol ndeshjen e kthimit (1-0) dhe Interi falë kësaj fitoreje ngriti në fund trofeun. Në 1930-ën, me Italinë në duart e Benito Musolinit, Interi dhe Juventusi u sfiduan në kampionatin e parë me një fazë nën sytë e mbretit Vitorio Emenuele III dhe në atë ndeshje, i riu Xhuzepe Meaca mahniti dhe zikaltrit fituan 2-1 në transfertë. Dhe sërish Meaca mori skenën më 17 nëntor 1935: realizoi një tripletë në suksesin 4-0.

Në fund të viteve ’40, me fanellën e Interit nisi të luajë Benito Lorenci, mamaja e të cilit, për të nënvizuar egërsinë, e quante “helm”. Dhe “helm” rezultoi kur në 12 tetorin e 1947-ës shënoi një dopietë dhe asistoi në golat e tjerë. Nervozoi aq shumë kundërshtarët, saqë mbrojtësi juventin Rava tentoi ta godasë me grusht: i shpejtë si felin, Lorenci u shmang dhe grushti qëlloi sulmuesin Kuarezima.

TË RINJTË – Në pranverën e 1961-shit, historia pësoi një përshpejtim në sensin negativ. 16 prillin e 1961-shit, Juventus-Inter vlente titullin. Bardhezinjtë ishin përpara me 4 pikë në klasifikim kundrejt zikaltërve. Pas 31 minutash, arbitri Gambrota pezulloi sfidën pas një zënke në fushë. Drejtuesit e Interit paraqitën apel dhe kërkuan fitoren në tavolinë për shkak të papërgjegjshmërisë së Juves. Bardhezinjtë replikuan të indinjuar dhe e konsideruan pa stil qëndrimin e zikaltërve. Liga italiane i akordoi suksesin formacionit të Helenio Herrerës, por presidenti i Juves në atë kohë, Umberto Anjeli, njëkohësisht edhe kreu edhe i federatës, vendosi që sfida të rilahej. Morati për protestë vendosi të dërgonte në fushë skuadrën e të rinjve: Juvja nuk pati mëshirë dhe i mposhti 9-1 (Macola shënoi golin e vetëm të Interit).

RONALDO-IULIANO – Nga ai moment, asgjë nuk ishte si më parë. Shpeshherë, në sfidat e mëtejshme forcat e rendit janë dashur të ndërhyjnë në fushë. Situatë që ka vazhduar për një kohë të gjatë. Ka pasur edhe spektakle si në 1996-ën, kur u admirua goli i parë i Zidanit me fanellën bardhezi. Ndërsa 26 prilli i 1998-ës do hyjë në histori për kontaktin Ronaldo-Iuliano. Në lojë ishte titulli, me Juven përpara një pikë: arbitri Çekarini lejoi vazhdimin e lojës pas dyluftimit në zonën juventine dhe në aksionin e radhës akordoi 11-metërsh për bardhezinjtë…

“CALCIOPOLI” – Më pas shënohet periudha e trishtë e “Calciopoli”-t: akuza, denoncime, procese. Juventusi bie në Serinë B dhe i merren dy tituj (2005 dhe 2006), njëri prej të cilëve (i dyti) i akordohet Interit dhe celebrohet nga Morati si “titulli i të ndershmëve”.

Related posts

I “TËRBON” TË GJITHË ME DEKLARATËN/ Agnelli: Çfarë ndryshon me Super League? Në fitojmë prej 80 vitesh

Delo.autor

Skuadra më e shtrenjtë në merkato, yje me vlerë 1,1 miliardë euro (FOTO)

Isa.Autor

KASTRIOTI-PARTIZANI/ Gega përdor “xholin” në këtë ndeshje (FORMACIONET ZYRTARE)

Delo.autor

Leave a Comment