Futboll Sport

NGA MIQËSORE KTHEHET NË “LUFTË”/ Shikoni si tifozët polakë dhe ata italianë përplasen në rrugët e Sardenjës (VIDEO)

Kaljari ka zhvilluar një miqësore ditën e djeshme kundër skuadrës polake Pogon, ndeshje të cilën italianët e fituan me rezultatin 3-1.

Megjithatë ajo që po tërheq vëmendjen e të gjithëve nuk është rezultati i ndeshjes, por skenat e tifozëve menjëherë pas përfundimit të sfidës.

Ultrasit polakë të cilët kishin udhëtuar drejt Italisë për të mbështetur skuadrën e tyre, janë përleshur në rrugët e Sardenjës me tifozët e Kaljarit. Nëpërmjet videove që po qarkullojnë në internet, shihen tifozët e të dyja ekipeve që përleshen me njëra-tjetrën.

Nuk kanë munguar shishet, tavolinat apo edhe karriget të  cilat shkonin nga njëra anë në tjetrën, duke shkaktuar kështu edhe rrëmuja të mëdha në qytetin italian.

Për më shumë shikoni videon e mëposhtme:

Related posts

I “FIKSUAR” PAS KËNGËTARES SHQIPTARE/ Shikoni veprimin e talentit Vinicius Junior në rrjetet sociale (FOTO)

Delo.autor

LIVE/ Po luhet ndeshja Ventspils-Teuta, nis sfida eliminatore

Delo.autor

VAZHDON TË SHKËLQEJË NË SLLOVENI/ Endri Çekiçi shënon në fitoren Olimpijas (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment