Futboll Seria A Sport

NJË KAMPION ME TERMA VLERËSIMI/ Nga Candreva tek Barella, me Conten kanë “rilindur” të gjithë

Tani kur hyn në “Appiano Gentile” duket si një argjendari. Gjithçka duket të ketë më shumë vlerë. Dhe nuk është vetëm fryt i punës që po zhvillohet në qendrën sportive, por edhe i Antonio Kontes, një kampion në terma vlerësimi, rendimenti, rritjeje globale të individualiteteve, por rrit vlerën e Interit.

Skuadra po tregon një nivel të lartë dhe dominoi Borusian e Dortmundit me 8/11-at e skuadrës së vitit të kaluar. Në fushë, gjatë sfidës, u aktivizuan edhe Espozito dhe Borha Valero, të cilët edhe Luçiano Spaleti i kishte në gatishmëri. “Demi” dhe të tjerët: Ndoshta edhe për këtë arsye trajnerit i është premtuar një investim në janar, në mesfushë.

Ata që i blihen, ai i rivlerëson. “Unë përmirësoj lojtarët, kështu ka qenë edhe në të kaluarën”, është shprehur në një intervistë pak kohë më parë Konte. “Disa ishin të panjohur apo jo të afirmuar, më pas janë shndërruar në yje”. Ndërsa një pjesë tjetër, mjafton të shikosh skuadrën e Interit, po shprehen si në kohët më të mira.

internazionale_cinemaApp

Lautaro është sulmuesi që po kompletohet në çdo fazë loje. Ndoshta edhe për këtë arsye “Demi” nuk e kurseu një batutë thumbuese kundrejt Luçiano Spaletit kur për mikrofonat e klubit u shpreh: “Jam i lumtur që luaj shumë minuta, krahasuar me vitin e kaluar. Kur aktivizohesh në përfundim të ndeshjeve, nuk ke kohën e mjaftueshme për të shpalosur cilësitë. Për këtë falënderoj trajnerin”. Do e falënderoj edhe kur t’i ofrohet kontrata e re. Kohët janë akoma të paditura, negociatat do nisen pas merkatos së janarit.

Nuk ka bisedime për De Vrajn, të cilin Konte e ka vendosur në rolin më të përshtatshëm. Tani holandezi është një mbrojtës total, me tipare “regjisori”. Diskutimi nuk mund të mos përfshijë Sensin dhe Barelën, dy lojtarë nga të cilët nuk pritej shumë kaq shpejt. Nga zero: Konte po përdor edhe Bastonin, i ambientuar me grupin me sigurinë e një veterani. Por, simboli i rilindjes është Antonio Kandreva, i cili pas një raporti të krisur me Spaletin pak ditë më parë, u shpreh se ka nisur gjithçka “nga zero”. Së shpejti mund të jetë momenti i rinovimit.

Related posts

Jelena: Nuk jam unë fajtorja për dështimet e Djokovic

Sadik.Autor

ISHTE PRANË LARGIMIT/ Valverde i thur ELOZHE DEMBELES pas golit SPEKTAKOLAR 

Isa.Autor

LËVIZJE E PAPRITUR TEK INTER/ Pritej rinovimi i kontratës, por ja çfarë kërkon Conte…

Delo.autor

Leave a Comment