Futboll La Liga Sport

NUK BIND TRAJNERIN ZIDANE ME PARAQITJET E TIJ/ Milan dhe “Zikaltërit” interesohen për sulmuesin e Real Madrid…

Luka Joviç u transferua te Real Madridi në merkaton e verës për rreth  60 milionë euro, nga gjermanët e Aintraht Frankfurt.

Aventura e sulmuesit serb te Reali nuk nisi në mënyrën më të mirë të mundshme, teksa u aktivizua shumë pak në fillim të kampionatit.

Megjithatë tashmë situata ka ndryshuar, pasi Zidan ka filluar t’i japë më shumë minuta futbollistit. Në merkaton e verës u fol se lojtari mund të largohej nga madrilenët, për shkak se nuk e kishte bindur trajnerin me paraqitjet e tij.

Sipas “La Gazetta dello Sport”, ekziston ende mundësia që Joviç të largohet nga Reali. Milani dhe Interi po ndjekin me kujdes situatën e lojtarin në Spanjë, dhe në merkaton e janarit mund të provojnë ta afrojnë atë në ekip si huazim.

Related posts

Dy ditë pushim, Kamza i nis nesër përgatitjet për Laçin

Sadik.Autor

NË PRAG TË KAMPIONATIT EUROPIAN/ UEFA me plan të ri masash: Rritet numri i lojtarëve të grumbulluar dhe vaksinimi i…

Delo.autor

Fernando Hierro: Zgjedhja ime për shkak të rrethanave

Sadik.Autor

Leave a Comment