Futboll Seria A Sport

SPALETI “PËRKËDHEL” BRAZILIANIN/ Ka një të majtë si ajo e Roberto Carlos

Trajneri Luciano Spalleti i gëzohet fitores së tretë radhazi në kampionat. “I kënaqur, pasi pata mundsësi të bëj disa zëvendësime dhe të aktivizoj forca të reja në fushë, që u përgjigjën mirë dhe korrëm një fitore të madhe”, trajneri trajneri i ekipit zikaltër pas fitores 2-0 ndaj Cagliari. “Në ndonjë rast edhe bëmë gabime në qarkullimin e topit, por në përgjithësi luajtëm mirë dhe morëm 3 pikë të rëndësishme, që na mbajnë në zonën Champions”, tha Spalletti.

Spalletti më pas ka përgëzuar edhe disa lojtarë në veçanti, si Dalbert, që sipas tij ka një të majtë të frimshme. “Është rritur shumë si lojtar dhe tifozët e kuptuan këtë gjë, duke e duartrokitur. Ndaj Cagliari bëri një ndeshje të madhe, është i shpejtë, lëviz shumë në fushë dhe ka një të majtë të fuqishme, njësoj si ajo e Roberto Carlos. Por ka nevojë për më shumë kualitet në lojën e tij”, tha Spalletti, që pëgëzon edhe Lautoro: “Është i fortë, ka kualitet e teknikë, por është pak egoist”.

Related posts

Sheikët në futbollin italian, Milani drejt gjetjes së blerësit të ri

Isa.Autor

PRITET PREZANTIMI/ Trajneri Flick zgjedh një asistent të veçantë për të kthyer përsëri Gjermaninë në majë

Delo.autor

PAS HUMBJES NDAJ “DJAJVE TË KUQ”/ Alarm tek Tottenham, dëmtimi i fundit e lë pa sulmues

Delo.autor

Leave a Comment