Futboll Kategoria Superiore Sport

“NUK DO TË KETË DEBUTUES NË FORMACION”/ Flet trajenri Reja: Ja çfarë pres nga Kombëtarja…

U mbajt para pak minutash konferenca për shtyp e trajnerit të Kombëtares, Edi Reja në prag të sfidës ndaj Turqisë, që do të zhvillohet ditën e nesërme në orën 20:45, në stadiumin e Fenerbahçes.

EDI REJA:

Grupi po fuksionon mirë. Po punojmë mirë në të gjitha aspektet. Kemi konsideratë për Turqinë, për lojtarë Burak Jilmaz, Calahanglu dhe Tosun. Po përmend sulmuesit sepse dalin më shpesh para portës. Janë lojtar që i njoh. E ndjek kampionatin italian. Ne na duhet të jemi në kondicionin më të mirë të mundshëm. Duhet të shprehim potencialin në fushën e lojës, ndryshe do ta humbim këtë sfidë. Duhet të bëjmë një përfaqësim sa më dinjitoz për këtë ekip sepse e meriton.

E njoh skuadrën Turke. Kam ndjekur ndeshjet më të rëndësishme. Ka fituar kundër Francës. Kanë treguar një lojë shumë të mirë. Kanë marrë dhe rezultatet shumë të mira.

Duhet të jemi taktikisht të rregullt. Ka lojtarë të fortë dhe teknikisht të përgatitur. Kanë shënuar gola dhe nga goditje dënimi. Duhet të tregojmë vëmendje gjatë gjithë lojës. Dua të shikoj përmirësime nga skuadra ime. Kemi bërë një punë të mirë. Dua një përqëndrim maksimal, vëmendje maksimale dhe të shprehim lojën tonë.

A do të ketë debutues nesër në fushë?

Jo debutues jo. Në pankinë do të ketë 2 lojtarë, që po presin shansin e tyre dhe mund të futen në fushë si zëvendësues.

Related posts

TRAGJEDIA NË GENOA/ Shikoni KARIKATURËN e ditës që bashkoi tifozët e skuadrave rivale (FOTO)

Isa.Autor

LEAO DHURON SPEKTAKËL/ Shihni super roveshatën e realizuar në stërvitje (VIDEO)

F.autor

E PABESUESHME/ Lorik Cana tregon projektin e madh: Do blej një klub jashtë Shqipërisë

Isa.Autor

Leave a Comment