Futboll Kombëtarja Shqipëri Sport

“HYSAJ DO TË LARGOHET NË JANAR”/ Konfirmon agjenti i lojtarit: Pranon me kënaqësi kalimin tek…

Elseid Hysaj pritet të largohet nga Napoli në merkaton e janarit, pasi nuk është në planet e trajnerit Ançeloti.

Në merkaton e verës interesoheshin shumë skuadra për të marrë shërbimet e mbrojtësit shqiptar, por asnjëherë nuk u arrit një marrëveshje.

Tashmë Hysaj pritet të largohet nga “Sao Paolo” në merkaton e janarit, teksa diçka të tillë e pranon edhe agjenti i lojtarit, Mario Xhiufredi: “Hysaj me shumë mundësi do të largohet në janar, duke ditur se edhe kontrata e tij është drejt përfundimit. Roma është një klub, në të cilin lojtari do të pranonte me kënaqësi kalimin atje, por të shohim nëse do të ketë interesim nga ata më vonë, pasi për momentin nuk ka asgjë.elseid hysaj

Napoli e vlerëson futbollistin 25-30 milionë euro, por sa më shumë kohë të kalojë, ky çmim do bjerë. Ne e njoftuam klubin pak kohë më parë se nuk dëshirojmë të rinovojmë kontratën. Mos harroni se për tre vite Hysaj ishte mbrojtësi i djathtë më i mirë në Itali, kështu që ai mund të luajë në klube të nivelit të lartë.”, përfundoi agjenti i lojtarit.

Related posts

Basha: Kombëtarja më e bukur me Panuccin, ja çfarë i thashë Memushajt për Barin

Q.Autor

MODELJA DEL BLLOF/ Ronaldo u relaksua pranë pishinës ditën që dyshohet se e përdhunoi Mayorgan (FOTO+VIDEO)

Isa.Autor

Sulmuesi i Man United: Jam rreshteri i Mourinhos

Q.Autor

Leave a Comment