Futboll Kombëtarja Shqipëri Sport

“NUK DUHEN BËRË KËTO GABIME”/ Strakosha i pezmatuar: Shokët kishin nevojë për mua, por…

Portieri i Kombëtares, Thomas Strakosha, u shpreh shumë i zhgënjyer për gabimin që bëri në minutat e fundit ndaj Turqisë, por shpreson te kthimi i rezultateve në ndeshjen e radhës.

Jeni i mërzitur, por nuk ishte mbrëmja që ëndërroje…

Nuk e ëndërroja fare. Ekipi ka luajtur mirë. Kishin nevojë për mua në fund, nuk e ndihmova. I mërzitur shumë, por shpresoj t’ia dalim në ndeshjen e radhës.

Çfarë të thanë shokët?

Erdhën dhe më folën mirë të gjithë. Jemi një ekip. Tani unë jam 24 vjeç, dhe kam më shumë ekspriencë. Nuk duhen bërë këto gabime. Mund të jetë gabimi i parë i fortë, por më vjen keq që ndodhi me Kombëtaren. Fola me Foton, e di dhe ai që gabova. Edhe babit i ka ndodhur, por duhet të shohim përpara.

Related posts

VLERA E KARTONIT TË TRANSFERIMIT/ Shqipëria mbyll vitin me 22 lojtarë që kushtojnë të paktën 1 mln euro. Një emër i ri kryeson listën

Delo.autor

PARALAJMËRON BOKSIERIN USYK/ Joshua: Revanshi do të jetë një luftë mes nesh

Delo.autor

WANDA NARA FESTOI 33-VJETORIN/ Ja cilët nga yjet e PSG-së morën pjesë në ditëlindjen e saj (FOTO+VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment