Futboll Kombëtarja Shqipëri Sport

“BËMË NJË NDESHJE PERFEKTE”/ flet Edy Reja: Kemi mangësi në sulm, por Shqipëria…

Trajneri i Kombëtares, Edi Reja, foli pas humbjes me Turqinë.

Reja shprehet mjaft i kënaqur me lojën e djemve të tij në fushë, dhe thotë se ekipi ka pasur rritje, ndërsa loja e bind për të ardhmen.

I zhgënjyer për të pranuar këtë humbje?

Nuk jam i zhgënjyer për lojën. Kemi bërë një lojë perfekte, po të mos ishte për episodin e minutës së fundit. Kemi pasur disa shanse për të kaluar në avantazh, duhej ta mbyllnim ndeshjet me ato raste. Djemtë janë të zhgënjyer dhe të mërzitur, si dhe populli shqiptar që na ndoqi. Humbëm një rast të mirë për 3 pikët këtu, që të vazhdonim garën për në Europian. Nuk është e thënë që nuk bëhet gjë për në Europian, por është shumë e vështirë rruga.

Çfarë ju pëlqeu dhe çfarë ju zhgënjeu sonte?

Nuk mund të them asnjë gjë negative. Pati atë që duhej, grintën e duhur. Kishte disa pasime të tepërta të gabuara, por normale, sepse Turqia bëri një presing të fortë. Kishte lojtarë shumë të mirë fizikisht. Duhet të jemi më të vëmendshëm dhe determinant para portës. Duhet të godasim me vendosmëri. Kemi mangësi aty para portë, sepse u pa qartë sa humbëm.

Çfarë i thatë skuadrës, dhe Manajt në veçanti?

Në fund isha pak i mërzitur, më shumë me fatin se me lojën e çunave. ASnjë nuk më zhgënjeu dhe poshtë pritshmërive të mia. Prisja një ndeshje cilësore, dhe kjo konfirmon rritjen që ekipi ka pasur. Ishte test i rëndësishëm për ne. Nëse luajmë kështu, kemi shanse për të vënë në rrezik çdo ekip.

NDËRKOHË NË PRONONCIMIN PËR RTSH, TRAJNERI REJA U SHPREH: 

Sa keq të vjen të humbasësh një ndeshje të luajtur kaq mirë?

Në karrierën time goxha të gjatë, në ndeshjet që luhen mirë dhe humbet në moment të fundit, kjo më zhgënjeu më shumë. Më pëlqeu loja. Duhet të korrigjojmë gabimet e vogla që bëjnë diferencën. Më punë besoj se do të korrigjojmë këto gabime.

Përveç fatit, na mungoi diçka tjetër?

Kemi luajtur mirë, kemi pasur një qëndrim të mirë. Dermaku pati problem më ngërçin. Kemi luajtur për të fituar. U hodhëm përpara për të fituar. Edhe Turqia u lodh. Në pjesën e parë u treguan agresivë. Ne u munduam t’iu hapnim probleme me Manajn dhe Cikalleshin në çdo top. Nuk jam i zhgënjyer nga loja, por nga rezultati.

Nota e Veselit?

Veseli nota 7. Mbi mesataren. Bëri një lojë të shkëlqyer. Ishte në pozicionin e duhur. Më vjen keq që nuk u shërbye në disa raste. Po të shërbehej do të ishte më i rrezikshëm. Jam i kënaqur me lojën e tij. Ishte një nga më të mirët Veselit, prandaj e aktivizova, ka besimin tim maksimal.

Related posts

DALIN FOTOT/ Futbollisti shqiptar rrethon me luks të dashurën e re, mijëra euro për darkën në Dubai

F.autor

FORMACIONET ALTERNATIVE/ Gjashtë skemat për Simeonen, ja si ndryshon Atletico me Moratan (FOTO)

Delo.autor

NBA/ LeBron e Giannis bëjnë liderin, fitore edhe për Phoenix e Brooklyn

Delo.autor

Leave a Comment