Futboll Seria A Sport

PAS ZBARKIMIT TË “JASHTËTOKËSORIT” NË TORINO/ Juventus arkëton 58 milion euro më shumë se sezonin e kaluar, ja benefitet nga CR7

Ka shumë nga ata që e konsiderojnë të tepruar të paguash 31 milionë euro në vit një lojtar që pritet të festojë 35-vjetorin, por janë shifrat që e hedhin poshtë këtë teori.

Siç konfirmon Juventusi, vetëm një sezon pas zbarkimit në Torino të jashtëtokësorit CR7, kampionët e Serisë A kanë vetëm benefite. Bilanci i sezonit të kaluar nënvizon se Juvja ka arkëtuar 58 milionë euro më shumë sesa viti futbollistik 2017-2018, por kërkesat vazhdojnë të jenë në rritje.

Në të njëjtën kohë, edhe fama e Juves është rritur, duke qenë se nga 385 milionët e majit 2018, tashmë numërohen 423 milionë tifozë në botë, plot 38 milionë më shumë. Dhe meritën për këtë e ka një person i vetëm, Kristiano Ronaldo.

ronaldo3

 

Related posts

KA OPTIMIZËM/ Kombëtarja jo në moment të mirë, Armando Sadiku mezash Panuccit (VIDEO)

Isa.Autor

ZBULOHEN NEGOCIATAT E PLOTA MES PALËVE/ Ja si ndryshoi mendje De Ligt për Barcelonën

Delo.autor

TRANJERI I RI I REAL MADRID/ Solari nga tranjer i përkohshëm mund të aktivizohet për disa orë

Isa.Autor

Leave a Comment