Futboll Gossip Sport

“KEMI MENDUAR RIKTHIMIN NË ITALI”/ Flet bashkëshortja e Thiago Silvas: Maldini pinte cigare dhe luajti deri në…

Tiago Silva luan prej 7 sezonesh te PSG-ja ku mban edhe shiritin e kapitenit, klub në të cilin kaloi nga Milani në verën e vitit 2012.

Kontrata e lojtarit me klubin francez përfundon në fund të sezonit dhe ende nuk është e qartë nëse palët do të ulen në bisedime për ta rinovuar atë.

Për këtë ka folur edhe bashkëshortja e lojtarit, Izabel da Silva, e cila tregon se në vitin e parë kanë menduar rikthimin në Itali: “Pas sezonit të parë te PSG-ja, dëshironim të ktheheshim përsëri në Itali. Megjithatë sot në asnjë mënyrë nuk duam të largohemi nga Franca. Ne duam të jetojmë në Paris, kemi një marrëdhënie të veçantë me qytetin, veçantërisht pasi kemi marrë edhe pasaportën e këtij vendi.

Tiago tentoi për 4 vite me radhë, derisa më joshi. Kjo tregon vullnetin e tij të hekur, teksa kur dëshiron diçka nuk heq dorë derisa ta arrijë. Ai është në fund të kontratës, por nuk varet vetëm nga ne për të vendosur. Maldini luajti deri në moshën 42-vjeçare, edhe pse ai pinte duhan. Atëherë Tiago mund të luajë deri në 50 vjeç.”, u shpreh Izabel da Silva.

 

570c2282c04f5_56a3a0c773dbd_ThiagoSilva

Related posts

MERKATO E JANARIT/ 200 milionë stërlina buxhet për Chelsean, edhe Hysaj në listën e Sarri

Isa.Autor

I JASHTËZAKONSHËM/ Çfarë klasi, Luis Suarez barazon me një “predhë” (VIDEO)

Delo.autor

KOMPLEKS SPORTIV MODERN/ Shikoni projektin e klubit shqiptar për stadiumin e ri (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment