Futboll Sport

PENALLTIA MË E ÇUDITSHME QË KENI PARË/ Akordohet 11-metërsh pasi e kapi topin lojtari që ishte pas portave (VIDEO)

Ndeshja mes Holstein Kiel dhe Boshum në Bundesligën e dytë gjermane, përfundoi me fitoren 2-1 të ekipit vendas.

Megjithatë një episod i ndodhur gjatë zhvillimit të ndeshjes, ka filluar të bëjë xhiron e internetit. Në minutën e 36’, lojtari i Boshum, Ganvula gjatë një aksioni e gjuan topin larg portës. Por, topi nuk del jashtë, pasi atë e ndalon një lojtarët e Holstein, i cili ndodhej  pas portave duke kryer nxehjen.

Për këtë episod, arbitri u detyrua të shikojë VAR-in, dhe më pas vendosi të akordojë 11-metërsh, pasi lojtari Eberuin e kishte ndaluar topin të dilte jashtë vijave. Nga pika e bardhë e penalltisë, Ganvula u tregua i saktë duke shënuar për skuadrën e tij, të cilët gjithsesi u mposhtën.

Menjëherë kjo video ka filluar të bëjë xhiron e botës, pasi një rast i tillë nuk ishte parë asnjëherë më parë.

Related posts

GAFA E REAL MADRID/ Ja oferta e “çmendur” që refuzoi për Gareth Bale

Delo.autor

NIS SHTRIMI I BARIT/ “Arena Kombëtare” drejt përfundimit, ja kur është gati (FOTO)

Delo.autor

MERKATO E JANARIT/ Bayern planifikon super “vjedhjen” e radhës, por një “veto” mund t’i japë fund traditës

Delo.autor

Leave a Comment