Breaking News Futboll Kategoria Superiore Sport

PËSOI SULM NË ZEMËR/ Ndahet nga jeta në moshën 20-vjeçare ish-futbollisti i Kastriotit…

Klubi i Kastriotit ka dhënë një lajm tragjik mbrëmjen e sotme, ku një ish-futbollist i ekipit të moshave ka ndërruar jetë.

Bëhet fjalë për 20-vjeçarin, Erjon Ruçi, i cili u nda nga jeta gjatë një feste, pasi pësoi një sulm në zemër, së cilës nuk mundi dot t’i mbijetonte.

Klubi krutan i ka shprehur ngushëllime familjarëve të Ruçit për këtë humbje të madhe e të parakohshme.

20-vjeçari vendosi që këtë sezon të largohej nga futbolli dhe të ndiqte tjetër rrugë.

“Sot humbëm Erjonin, një i ri që dha kontribut të madh tek moshat e Kastriotit, për vite me radhë. Sezonin aktual, Erjoni, vendosi që të ndiqte tjetër rrugë, dhe jo futbollin, e kjo për arsye personale. Mbrëmë në një rast gëzimi, Erjoni mori një goditje në zemër, që për fatin e tij të keq nuk mundi që t’i mbjetojë. Klubi i “Kastriotit” i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes Ruci, dhe të afërmve për këtë humbje të parakoshme. Prehu në paqe Erjon!”

Related posts

TITULLI I 6 NË HISTORI/ Manchester City shpallet kampion i Premier League (VIDEO)

Delo.autor

Ju ka munguar Paolo Maldini? Tani e shihni si pjesë e këtij “ekipi”

Isa.Autor

KUSH THA QË NEYMAR NUK MUND TË SHKOJË TEK BARCELONA?” Ish-mbrojtësi brazilian bën me krahë tifozët “katalanas”

Delo.autor

Leave a Comment