Futboll Premier League Sport

POCHETTINO DREJT LARGIMIT NGA TOTTENHAM/ Trajneri dëshiron kalimin tek një tjetër ekip anglez…

Fillimi i sezonit për Tottenham nuk ka qenë aspak i mirë, teksa në 8 ndeshje të zhvilluara kanë grumbulluar vetëm 11 pikë.

Nga kjo situatë mund ta pësojë pikërisht trajneri Mauricio Pochettino, i cili rrezikon shkarkimin nga stoli i ekipit.

Drejtuesit thuhet se kanë konfirmuar besimin e tyre ndaj trajnerit argjentinas, por sipas asaj që shkruan “Daily Record”, tekniku po mendon largimin nga “Spërsat”. Sipas mediave britanike, United po mendon shkarkimin e Solskjaer, dhe vendin e tij mund t’ia besojnë teknikut aktual të Tottenhamit.

Pikërisht kjo ide i pëlqen edhe Pochettinos, i cili e sheh me një sy të mirë kalimin te “Djajtë e Kuq”, ndonëse do të krijonte irritimin e tifozëve londinezë, për shkak të rivalitetit që kanë të dyja ekipet.

Related posts

Sevilla – Barcelona, formacionet zyrtare

Sadik.Autor

Alvesh shpërthen në kritika: Është për turp kjo që i bëhet Flamurtarit, arbitrat po na hedhin punën në erë

Q.Autor

Gattuso: Ndaj Lazios luajmë një pjesë të sezonit

Delo.autor

Leave a Comment