Futboll La Liga Sport

PROJEKTON GODITJEN E MADHE NË JANAR/ Gati 120 milionë euro për yllin e Atleticos…

Tibo Kurtua u transferua te Reali si një portier që do të garantonte portën për disa sezone. Por, vetëm këtë nuk po bën belgu, i cili po kalon një moment shumë të keq në karrierë.

Paraqitjet e tij jo të mira, kanë bërë që madrilenët të kërkojnë për një emër të madh për katërkëndëshin e tyre.

Siç raporton “Don Balon”, Florentino Perez, presidenti i Reali është gati të bëjë një goditje të bujshme në mërkato. Shuma prej 120 milionë eurosh do t’i ofrohet Atletikos, për të siguruar shërbimet e sllovenit të Atletikos së Madridt, Jan Oblak.

oblak

Nuk dihet se sa Atletiko mund ta shiste lojtarin, dhe aq më tepër tek armiqtë e betuar të Realit.

Oblak është 26-vjeç dhe është pjesë e Atletikos që në verën e vitit 2014, kur la Benfikën dhe Portugalinë për kryeqytetasit.

Related posts

“BOMBA E MERKATOS”/ Harry Kane tek Manchester United, ja kush e bën fakt të kryer

Isa.Autor

SULMUESI KËRKON LARGIMIN NGA REAL MADRID/ 25-vjeçari arrin marrëveshjen me klubin e ri…

Delo.autor

I VETËM DREJT PORTËS/ Lukaku driblon shqiptarin Hysaj dhe zhbllokon sfidën (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment