Futboll Kategoria Superiore Sport

ZYRTARE/ Ishte në bisedime me Partizanin, futbollisti 24-vjeçar prezantohet te… Kastrioti

Mbrojtësi Bekim Dida, është zyrtarisht pjesë e Kastriotit në Kategorinë Superiore. 24-vjeçari, i cili disa javë më parë ishte në bisedime me Partizanin, ka zgjedhur të vijojë karrierën me klubin krutan, duke bërë një hap të rëndësishëm, teksa në sezonin e shkuar ishte pjesë e Korabit.

Dida stërvitej prej ditësh me Kastriotin, duke bindur drejtuesit, që ta bëjnë pjesë të skuadrës për sezonin e ri. Kukësiani në të kalaurën ka qenë pjesë e Besës së Kavajës, Kukësit B si dhe Korabit. I gjatë 1.91 m, Dida ka treguar një performancë të mirë për Korabin në Kategorinë e Parë, duke tërhequr e shumë klubeve të Superiores.

Sezonin e shkuar mbrojtësi luajti 20 ndeshje me Korabin në Kategorinë e Parë, duke i ndihmuar të renditen në vend të dytë dhe duke kapur fazën “play off”. Dida është produkt i akademisë së Kukësit.

Related posts

NUK DËSHIRON TË DËGJOJË KRITIKA PËR SHKODRANIN/ Reja elozhe Hysajt para italianëve: Ndër më të mirët mes atyre që…

Delo.autor

VIDEOLAJM/ Shënohet goli i parë në Serinë A pas 103 ditësh

Delo.autor

Deportivo-Betis, në Spanjë luhet për mbijetesë dhe për Europën

Q.Autor

Leave a Comment