Futboll Kombëtarja Shqipëri Sport

REJA NDRYSHON IDE/ Thërret në Kombëtare mbrojtësin golashënues…

U njoftua fillimisht se trajneri Edi Reja nuk do të thërriste një zëvendësues nga lista e pritjes pas dëmtimit të Elseid Hysaj, por me sa duket tekniku italian ka ndryshuar mendjen, teksa mësohet se pak minuta më parë është ftuar në Kombëtare, mbrojtësi i majtë, Hysen Memolla, i cili po kalon një formë mjaft të mirë në kampionatin finlandez me skuadrën e KPV, ku në 7 takime ka arritur të realizojë 3 gola.

Performanca e 27-vjeçarit duket se ka bindur trajnerin Reja, për ta bërë pjesë të Kombëtares, për 2 sfidat ndaj Turqisë dhe Moldavisë, teksa mbrojtësi do të bashkohet me grupin aktual të futbollistëve.

Related posts

BARCELONA NË KRIZË TË THELLË/ Laporta ëndërron super goditjen, ndihma i vjen nga jashtë klubit

Delo.autor

E ÇUDITSHME/ Serbi bën shqiponjën, kur i përmendin Xherdan Shaqirin, ai…(VIDEO)

Isa.Autor

“KAM DHËNË GJITHÇKA PËR MILANIN/ Suso publikon mesazh lamtumire: Me ju u bëra burrë!

Delo.autor

Leave a Comment