Futboll Seria A Sport

ROMAGNOLI ZGJEDH TRAJNERIN E RI/ Tifozët irritohen me vendimin e kapitenit të tyre

Alesio Romanjoli është një nga lojtarët më të dashur nga tifozët e Milanit, teksa nuk ka pasur asnjëherë probleme me fansat.

Vetëm pak kohë më parë, mbrojtësi italian u largua nga agjenti Serxhio Berti, dhe ishte në kërkim të një agjenti tjetër.

Sipas asaj që shkruan “Sportmediaset”, 24-vjeçari  ka zgjedhur agjentin e ardhshëm me të cilin do të bashkëpunojë. Mino Raiola është zgjedhja e kapitenit kuqezi, i cili me këtë vendim ka irrituar së tepërmi tifozët.

Fansat kuqezi e urrejnë agjentin në fjalë, pasi vetëm para dy vitesh Raiola i detyroi drejtuesit e Milanit ta rinovonin kontratën me Donarumën, në të kundërt ata do të largoheshin, me fansat që asokohe dolën edhe kundër portierit.

Related posts

“ISHTE NJË NDESHJE GABIMESH”/ Trajneri i Anglisë nuk kursen elozhet: Kosova ka shanse të shkojë në…

Delo.autor

PUBLIKOHET LISTA/ Formacioni “Top 11” për vitin 2020 në Ligue 1 dominohet nga PSG

Delo.autor

RISI NË PREMIER LEAGUE/ VAR-i do të aplikohet edhe për tifozët, ja ndryshimet

Delo.autor

Leave a Comment