Futboll Sport

ISHTE I IMPENJUAR NË FINALEN E KUPËS/ Grabitet shtëpia e sulmuesit të Real Madrid

Hajdutët nuk kanë “kursyer” futbollistin e Real Madrid, Rodrygo, teksa mësohet se kanë grabitur shtëpinë e tij në La Moraleja, në qytetin Alcobendas, në veri të Madridit.

Gjithçka ndodhi në të gdhirë mes së shtunës dhe të dielës kur futbollisti ishte i impenjuar në finalen e Copa del Rey në Sevilje kundër Osasuna. Ishte pikërisht sulmuesi Rodrygo që zhvilloi një ndeshje fantastike, duke shënuar 2 gola.

Shtëpia ishte bosh në momentin e grabitjes, pasi lojtari dhe prindërit e tij, të cilët jetojnë me të, ndodheshin në stadium. Alarmi është ngritur nga një oficer sigurie i cili ka shkuar në vendngjarje dhe ka parë rrëmujë në të gjitha dhomat. Për momentin nuk dihet se çfarë kanë arritur të marrin hajdutët, por të reja të rëndësishme priten nga policia në ditët në vijim.

Related posts

KA “FRIKË” TË PËRMENDË CHAMPIONSIN/ De Ligt THEKSON: Fitojmë gjithçka…

Delo.autor

“KISHIM DHËNË FJALËN PËR…”/ Wanda Nara zbulon prapaskenat

Delo.autor

Po spikat te Fiorentina, Federico Chiesa drejt Premier League-s

Sadik.Autor

Leave a Comment