Futboll Premier League Sport

“SALSBURG NA HAPI SHUMË TELASHE”/ Flet Mohamed Salah: U bë e vështirë të luaje kundër…

Liverpool fitoi 4-3 ditën e djeshme kundër Salzburgut, në ndeshjen e vlefshme për fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve.

“Të Kuqtë” rrezikuan shumë teksa u barazuan nga kundërshtari, ndonëse ishte në avantazhin e trefishtë.

Mohamed Salah pranon se Salcburgu i hapi shumë telashe Liverpulit, në një ndeshje që dukej se po merrte formën e një shëtitjeje për kampionët e Europës. “Mendoj se Salcburgu bëri një ndeshje të mirë dhe pasi shënuan tre golat, u bë e vështirë të luaje kundër tyre. Ne përpiqemi që të përqendrohemi në çdo ndeshje dhe kur fitojmë me 3 gola diferencë, mendja njerëzore thotë: ‘duhet të shënojë më shumë gola’. Por ata na e bënë të vështirë. Gjithsesi, jam i kënaqur me tri pikët”, tha egjiptiani, i cili komentoi edhe golin e Robertsonit: “Më në fund shënoi. Ai nuk realizon shumë, por punon shumë për skuadrën dhe ne jemi të gjithë të kënaqur për të”.

Edhe Mane pranon vështirësitë ndaj kampionëve të Austrisë: “Salcburgu është një skuadër shumë e mirë. Por në fund ne merituam të fitonim. Për të qenë i sinqertë, e dija sesa të fortë janë, sepse kam luajtur atje për 2.5 vite. Ata nuk dorëzohen kurrë”.

Related posts

Aubameyang ndryshon numrin e fanellës tek Arsenali, nuk i pëlqente ‘14-ta’

Q.Autor

FUTBOLLISTI GJAKOSI ARBITRIN DHE U ARRATIS NGA STADIUMI/ Trajneri i Mirditës: Ja pse futa një lojtar të dënuar

Delo.autor

ZBULON TË ARDHMEN/ Ish-lojtari i Milan-it nuk ka ndërmend të tërhiqet, në fushë edhe në moshën 40 vjeç

Delo.autor

Leave a Comment