Futboll Seria A Sport

“SHËMBET MURI I MADH I CONTES”/ Mbrojtja “fut ujë”, Inter duhet të shikoj problemin tek…

Nga mbrojtje e hekurt në mbrojtje që po nis të pësojë shumë gola. Interi që shpërdoron shansin për të parakaluar Juventusin nis të krijojë disa pyetje mbi prapavijën, sepse në gjashtë ndeshjet e para të Serisë A, të gjitha të fituara, Samir Handanoviç ka pësuar vetëm 2 gola (kundër Kaljarit dhe Sampdorias), por më pas në 3 të fundit zikaltrit janë ndëshkuar plot 7 herë: 2 gola nga Juvja, 3 nga Sasuolo, 2 nga Parma: tepër për një skuadër me ambicie si të zikaltërve.

GODIN JASHTË FORME – Kundër Parmës u kursye nga minuta e parë Stefan De Vraj, për shkak të një problemi në kofshë, por holandezi në pjesën e dytë u bë i dobishëm në vend të Diego Godinit: qarkullon topin më mirë dhe funksionon si “regjisor” i shtuar në mungesë të Stefano Sensit. Ish-laciali deri tani është mbrojtësi me rendimentin më të lartë, ndërsa uruguaiani nuk po shfaqet ende si personi me personalitet, me standardin e garantuar, që të gjithë kanë njohur tek Atletiko e Madridit.

Këtë herë luajti në qendër, por në rastin e golit të Parmës nuk u tregua reaktiv përpara shpejtësisë së Karamoh dhe Zhervinjos. Një sinjalizim jo i vogël: zëvendësimi nuk u pëlqye nga Godin, i cili ndoshta po nis të kuptojë edhe vetë se është në gjendje të japë më shumë.

NË VUAJTJE – Në një mbrëmje ku Handanoviçit i mungojnë mrekullitë (që shpesh portieri i koleksionon në seri), problemi në mbrojtje është ndier më shumë se herët e tjera. Vërtet që dy gabime radhazi të Marselo Brozoviçit janë diçka e rrallë, por në aksionet e golave të verdhebluve edhe Milan Shkrinjar dhe Alesandro Bastoni kanë vuajtur.

Amnezitë e të dyve në pjesën e parë kanë peshuar shumë: për të shqetësuar Juven e gjithë mbrojtja e Interit duhet të ringrejë përsëri “murin”.

Related posts

E BUJSHME/ Guardiola “i fiksuar” pas talentit të ROMËS, ofron 56 milionë euro

Isa.Autor

TRUKIMET E NDESHJEVE/ Qeveria në Spanjë ndërton sistem si ai që dënoi Skënderbeun

Delo.autor

STATISTIKAT/ Përsëri i jashtëzakonshëm me Romën, shikoni vlerësimet për Marash Kumbullën… (FOTO)

Delo.autor

Leave a Comment