Futboll Kategoria Superiore Sport

TIRANËS NUK I PËLQEN FUSHA E KAMZËS/ Kryendeshja me Teutën spostohet në qytetin liqenor

Klubi i Tiranës i ka surprizuar të gjithë, teksa ka zgjedhur një tjetër qytet të rajonit juglindor për ndeshjen ndaj Teutës, e vlefshme për javën e dytë të Kategorisë Superiore. Bëhet fjalë për qytetin liqenor të Pogradecit.

Nëpërmjet një postimi në faqen zyrtare, kampionët në fuqi kanë konfirmuar se përballja ndaj “Djemve të Detit”, do të zhvillohet në “Gjorgji Kyçyku”, të Pogradecit.

Fillimisht u diskutua që kjo përballje do të zhvillohej në stadiumin e qytetit të Kamzës, por drejtuesve dhe lojtarëve bardheblu nuk i pëlqen fusha e Kamzës, ndaj kanë zgjedhur Pogradecin.

“Panorama Sport” mëson se sot është bërë inspektimi i fushës së Kamzës nga ana e Tiranës, duke qenë se dje u luajt sfida mes Kastriotit dhe Partizanit, fusha nuk ka qenë në gjendje optimale, ndaj u pa e arsyeshme që përballja ndaj Teutës të s’postohet në Pogradec.

NJOFTIMI I KLUBIT: 

Luhet të Dielën ndeshja KF Tirana-FK Teuta e vlefshme për javën e dytë të Kategorisë Superiore. 🗓 8 Nëntor 2020 ⏰ Ora 13:45 🏟 Stadiumi “Gjorgji Kyçyku”, Pogradec. Takimi do të luhet pa praninë e tifozëve për shkak të situatës së krijuar nga pandemia. Ndeshjen mund ta ndiqni live në Supersport.

Related posts

VIDEO/ Lëvizja ‘ilegale’ e futbollistit të Real Madrid, “vret” karrierën e kundërshtarit

Q.Autor

MARRËVESHJA/ Gati 45 milionë euro, Guardiola kërkon të blejë “kopjen” e Rud Gullit

Delo.autor

Tension i lartë te Milan-i, “fluturojnë” karriget…

Q.Autor

Leave a Comment