Futboll Sport

“SILLNI STILIN TUAJ PERSONAL MOS…”/ Trajneri i Leverkusenit i këshillon të rinjtë: Mos u bëni si Guardiola e Kloppi

Trajneri i Bayer Leverkusenit, Peter Bosz, i ka inkurajuar trajnerët e rinj ta implementojnë stilin e tyre personal të lojës dhe të mos i kopjojnë trajnerët si Pep Guardiola ose Jurgen Klopp.

Ish-trajneri i Ajaxit dhe Borussia Dortmundit e kishte filluar filluar karrierën e tij si trajner në vitin 2000, kur e mori për herë të parë drejtimin e skuadrës së AGOVV Apeldoorn në Holandë, transmeton Gazeta Express.

Që nga atëherë, ai ka drejtuar skuadra si De Graafschap, Heracles Almelo, Vitesse dhe Maccabi Tel Aviv, para se ta siguronte një pozitë për herë të parë te një klub i nivelit më të lartë, të Ajaxi, e pastaj me Dortmundit, tani me Leverkusenin.

Në sezonin e tij të parë të plotë në drejtim të një klubi të Bundesligës, Leverkuseni radhitet për momentin në pozitën e nëntë në tabelë pas tetë ndeshjeve të zhvilluara. Pas 19 vjetëve si trajner, Bosz i ka disa këshilla për trajnerët e rinj.

“Jini vetvetja! Tentoni ta zhvilloni stilin tonë dhe mos i kopjoni të tjerët. Mos u bëni Guardiola apo Kloppi. Nëse vetëm e imiton dikë tjetër, lojtarët e vërejnë këtë menjëherë. Zhvillojeni filozofinë e juaj dhe qëndrojini besnik”, ka thënë Bosz.

“Duhet të mësosh nga të tjerët, por duhet t’i qëndrosh besnik stilit tënd. Dhe duhet të argëtohesh. Pa u argëtuar? Harrojeni krejt!”

Ndërsa, 55-vjeçari ka zbuluar se gjatë kohës sa po rritej si futbollist, pasi e kaloi shumicën e karrierës në Holandë, ai e adhuronte legjendën e Barcelonës, Johan Cruyff, i cili e revolucionarizoi futbollin si trajner dhe si futbollist.

Related posts

Në krizë rezultatesh/ REALI pranë nënshkrimit me mbrojtësin SANCHEZ nga gjigantët anglez

Isa.Autor

SHUMË ZHURMË PËR ASGJË/ Icardi “shuan” thashethemet, poston foto me Wanda Nara

Delo.autor

E BUJSHME/ “All Star Game” gati të bëhet realitet, pjesëmarrëse katër kampionatet më të forta në Europë

F.autor

Leave a Comment