Futboll Sport

SITUATË E VËSHTIRË NË BULLGARI/ Policia pushton zyrat e Federatës së Futbollit, ja shkaku

Futbolli në Bullgari është në një moment shumë të keq, teksa pas dorëheqjes së presidentit të Federatës për shkak të racizmit në ndeshjen Bullgari-Angli, policia ka hyrë menjëherë në ambientet e këtij institucioni.

Thuhet se Borislav Mihajlov fillimisht mund të ketë refuzuar të japë dorëheqjen nga posti i presidentit të Federatës, por pas presioneve të shumta ai ka vendosur të largohet.

Menjëherë pas kësaj, një grup prej rreth 50 oficerësh policie, kanë hyrë në zyrat e Federatës. Policia pushtoi gjithë ndërtesën dhe më pas hetuan gjithçka për çfarë kishin hyrë.

Nuk dihet ende arsyeja e këtij operacioni të policisë, por futbolli bullgar tashmë është në një moment shumë të keq.

Related posts

TEUTA “MBUSH” INFERMIERINË/ Shkon në 5 numri i futbollistëve të dëmtuarve

Delo.autor

A E HUMBI “EL CLASICON” E FUNDJAVËS? Piqué njofton përmes miqve të tij

Delo.autor

LIVE/ Serie A: Mbyllet ndeshja Milan-Parma në “San Siro”. Rezultati 2-2

Delo.autor

Leave a Comment