Futboll Ligue 1 Sport

DËSHIRA E MILANIT NUK REALIZOHET/ Braziliani rinovon me kampionët e Francës, ja përfitimet

Kohët e fundit është përfolur për një transferim të mundshëm të mbrojtësit brazilian Thiago Silva te Milani. Gjithsesi, mbrojtësi 34-vjeçar brazilian ka marrë vendimin për të rinovuar kontratën me kampionët e Francës.

Sipas të përditshmes franceze “L’Equipe”, Silva i ka kërkuar skuadrës pariziene se është gati të shtojë edhe me dy vite të tjera kontratën që skadon në verën e vitit 2020. Mbrojtësi synon që të luajë me PSG-në deri në vitin 2022.

Thiago Silva ka luajtur për 3 sezone me kuqezinjtë (2009-2012) dhe më pas u transferua në Francë. Disa herë palët kanë shprehur dashurinë dhe dëshirën për rikthim, por tashmë kjo duket e pamundur që të realizohet.

Mbrojtësi 34-vjeçar, nëse rinovon kontratën deri në vitin 2022 me PSG-në me shumë gjasa do të mbyllë karrierën me kampionët e Francës. Me kuqezinjtë, Silva realizoi 5 gola në 93 ndeshje, duke qenë një ikonë për tifozët milanistë.

Related posts

Pas eliminimit nga Botërori, futbollisti aksidenton me makinë një person për vdekje

Sadik.Autor

TALENTI PREMTUES/ Një shqiptar debuton me asist në elitën e futbollit skocez…

Isa.Autor

Jose Mourinho ofron De Gean për Kroosin?

Q.Autor

Leave a Comment