Futboll Sport

SKENAR I BUJSHËM/ Mourinho sfidon Interin në stolin e ekipit gjerman!?

Humbja në transfertë përballë Interit ka lëkundur ndjeshëm pozitat e Lucien Favre. Fakt është se “muaji i mjaltit” ndërmjet teknikut zviceran dhe drejtuesve të B.Dortmund ka përfunduar prej kohësh. Nuk ka komunikim ndërmjet tyre, këtë e ka pohuar drejtori sportiv i klubit verdhezi, por dhe raporti i tij me lojtarët nuk është nga më të mirët.

Borussia Dortmund V As Monaco Uefa Champions League Group A

E ardhmja e tij pritet të përcaktohet pas derbit kundër Schalke04, në program për tu zhvilluar këtë të shtunë. Për të ndërlikuar dhe më shumë pozitat e tij në stolin e B.Dortmund është hija e Jose Mourinhos. Portugezi prej kohësh ka nisur të mësoj gjermanisht, fillimisht u mundua se do ti zinte vendin Niko Kovac në stolin e Bayern por mediat gjermane dhe ato italiane kanë një tjetër version:

Mourinho

“Mourinho pritet të ulet në stolin e B.Dortmund”. Vetë “Special One” ka shprehur admirimin e tij për B.Dortmund: “E admiroj këtë klub dhe ambicien e tyre për të konkurruar me një klub të fuqishëm si Bayern. Bundesliga më duhet shumë, shumë interesante”, u shpreh pak kohë më parë Mourinho. Fati mund të bëjë që Mourinho të debutoj në stolin e B.Dortmund më 5 nëntor, në sfidën e kthimit kundër Inter, ky do të ishte skenari perfekt për rikthimin e tij në stolin e një ekipi.

Related posts

PËRGATITJET PËR SFIDËN NDAJ KUKËSIT/ Trajneri serb i Slavias së Sofias dhuron spektakël në “Air Albania” (VIDEO)

Delo.autor

FIFA JEP 16 MILIONË DOLLARË PËR RROGAT E LOJTARËVE/ Presidenti Infantino: Nuk do t’i falim ata që…

Delo.autor

Serbi, 30 ditë burg për gjyqtarin…

Sadik.Autor

Leave a Comment