Futboll Premier League Sport

“ASKUSH NUK THA ASGJË NDAJ ATIJ, SEPSE TË GJITHË…”/ Mbrojtësi veteran mbështet trajnerin Sarri

David Luiz thotë se Maurizio Sarri ka mbështetjen e të gjithëve te Chelsea, pavarësisht zërave të fundit për pakënaqësi, si pasojë e humbjeve të fundit me shumë gola. 31-vjeçari ishte titullar në fitoren 2-1 kundër Malmos, në “Europa League”, mbrëmjen e së enjtes. Blutë u rikthyen në veprim pas turpërimit 6-0 në fushën e Manchester City, në Premier League, fundjavën e kaluar.

Kjo ishte disfata më e keqe e Chelsea në 28 vitet e fundit, çka e shtoi shqetësimin në radhët e tifozëve. Po ashtu, e rriti presionin ndaj trajnerit Sarri. David Luiz, megjithatë, është i bindur se blutë kanë një të ardhme të ndritur përpara nën drejtimin e italianit: Po, kemi një të ardhme të ndritshme. Kemi luajtur shumë ndeshje të mira, kemi gabuar në disa të tjera. Ky është futbolli. Nëse dikush nuk beson te trajneri, te Chelsea mund ta thotë këtë

Askush nuk tha asgjë ndaj Sarrit, sepse të gjithë besojnë tek ai. Gjëja më e rëndësishme është që të ruajmë filozofinë tonë, të besojmë në atë që po bëjmë. E treguam kundër Malmos, kur u përpoqëm të luanim me ritëm nga fillimi deri në fund.

Natyrisht, ka vend për t’u përmirësuar, kjo është pjesë e procesit stërvitor. Kemi humbur kundër ndoshta ekipit më të mirë në botë, Manchester City, që ishte më mirë se ne nga fillimi deri në fund. Kemi humbur disa ndeshje, sepse kjo është pjesë e procesit.

Ekipet në krye të renditjes tani janë me trajnerë të njëjtë prej më shumë se tri vitesh. Ka një ndryshim të madh, kur e ke kuptuar gjithçka nga trajneri, është shumë më e lehtë për të luajtur futboll. Kam luajtur në klube të mëdha për shumë vite. Kur fiton, është mirë; kur humbet, askush nuk do të jetë i lumtur dhe presioni do të bjerë mbi ju.

Ne po punojmë fort për t’i kënaqur tifozët. Duhet të jemi pozitivë dhe të mendojmë për atë që mund të bëjmë tani, sepse e kaluara është e kaluar, nuk mund ta ndryshojmë”.

Related posts

ALLEGRI JEP DIVORCIN ME JUVENTUS/ Rrjeti “shpërthen” me MEMET, ja pikantet

Delo.autor

PRESTIGJOZJA “ESPN”/ Publikon formacionin më të mirë në botë, ja befasia e madhe (FOTO)

Delo.autor

KRAHASON STËRVITJET E “DJAJVE E KUQ” ME INTER/ Lukaku sqaron: Është ndryshe…

Delo.autor

Leave a Comment