Futboll Gossip Sport

“S’MË SHIJON SUPA E NGROHUR DISA HERË”/ Erjona Sulejmani injoron keq ish-bashkëshortin Xhemaili (FOTO)

Erjona Sulejmani është një ndër personazhet më të komentuara të botës së shoëbizit. Modelja shkodrane, e cila u bë e njohur për shkak të martesës me mesfushorin Blerim Xhemaili, ka rrëmbyer sërish skenën.

Ajo është tepër aktive në rrjetet sociale, teksa shpeshherë nuk nguron t’iu japë përgjigje pyetjeve pikante. Një nga pyetjet që ndjekësit i bëjnë shpesh në “Instagram” është për marrëdhënien e saj me ish-bashkëshortin Blerim Xhemaili. Çifti ka sjellë në jetë një fëmijë, ndërkohë që prej disa kohësh janë ndarë.

erjona sulejmani blerim xhemaili

Pyetjes nëse martesa me Xhemailin përfundoi për arsye tradhtie, Erjona iu përgjigj: Jo, jo, nuk ishte ky motivi.

Erjona dhe Blerim Xhemaili

Ndërkohë e pyetur nëse Erjona do të rikthehen në krahët e futbollistit të Bolonjës, modelja u përgjigj:

eRJONA2

“Është një pyetje që ma bëni gjithmonë po përgjigjem një herë e mirë për të gjitha. Nuk më pëlqen t’i përsëris gjërat në jetën time dhe aq më pak të besoj te supa që ngrohet disa herë. Ne e respektojmë njëri-tjetrin për rolin që kemi si prindër të Luanit”.

eRJONA

erjona sulejmani

auto_Erjona_Sulejmani1529691076

Related posts

Teka e fundit e Pogba quhet Neymar, braziliani do 60 mln për të harruar, Ronaldo mes Anglisë dhe Azisë

Sadik.Autor

MUNDI ME VËSHTIRËSI KASTIOTIN/ Cungu: Fitorja ishte oksigjen, terreni i fushës…

Isa.Autor

KATEGORIA E PARË/ Pogradeci dhe Apolonia ndalin pretendentët e Vorës dhe Besës, viti 2024 mbyllet me surpriza

F.autor

Leave a Comment