Futboll Seria A Sport

NUK PREFEROHEJ NGA GATUSSO NË SEZONIN E FUNDIT/ Mesfushori pranë kalimit te skuadra e Serie A…

Andrea Bertolaci mund të nisë një aventurë të re në Serie A, pas një sezoni jo shumë të mirë me Milanin vitin e kaluar.

Mesfushori kaloi te kuqezinjtë nga Xhenoa në 2015-ën, por asnjëherë nuk gjeti hapësira të shumta në formacion, me përjashtim të vitit të parë ku u aktivizua në 30 ndeshje.

Në sezonin e fundit italiani u aktivizua vetëm në 4 ndeshje nga Gatuzo në Ligën e Europës dhe, kjo solli që ai të mos rinovonte kontratën me “Djallin”, e cila skadonte në qershorin e kaluar. Prej 4 muajsh Bertolaci është një lojtar i lirë, teksa është në kërkim të një skuadre të re për të vazhduar karrierën.

Sipas lajmeve të fundit e ardhmja e 28-vjeçarit mund të jetë përsëri në Serie A, pasi një skuadër ka shfaqur interes për të. Bëhet fjalë për Sampdorian, të cilët e pëlqejnë lojtarin dhe pritet të nisin kontaktet së shpejti.

Related posts

MANCHESTER UNITED-BURNLEY/ Ndizet sfida në “Old Trafford”, “Djajtë e Kuq” realizojnë 2 gola në 2 minuta (VIDEO)

Delo.autor

Bilanci financiar, Fassone jep lajmin e ‘hidhur’ për tifozët e Milanit

Q.Autor

NDESHJA NDAJ ISH-SKUADRËS SË TIJ TË LAVDISHME/ Gerrard: Do t’i lë emocionet mënjanë…

Delo.autor

Leave a Comment