Futboll Sport

“TA HARROJMË TURQINË…”/ Memushaj: Nuk është vetëm faji i sulmuesve

Kapiteni i Shqipërisë, Ledian Memushaj, ishte përkrah trajnerit Edy Reja në konferencën për shtyp para ndeshjes me Moldavinë. Ai mendon se skuadra duhet të reagojë shpejt dhe të harrojë shpejt humbjen me Turqinë.

Moldavia – “Ndeshja me Turqinë na mërziti, pasi duhet të përgatitemi për Moldavinë dhe të kthehemi te rezultatet pozitive. Nesër kemi një ndeshje më të rëndësishme. Jam i kënaqur me mënyrën si kanë reaguar lojtarët”.

Përmirësimet – “Me Turqinë treguam nga ana taktike dhe teknike që jemi përmirësuar. Kundërshtarë të tillë tregojnë se sa jemi pjekur. Duhet të përmirësohemi në fazën sulmuese. Nuk është vetëm faji i sulmuesve, por dhe i mesfushorëve dhe ekipit”.

Related posts

LIVE/ Botërori 2022: Mbyllet ndeshja Holandë-Norvegji. Rezultati 2-0

Delo.autor

Froome fiton etapën e 19-të dhe merr kryesimin e Xhiros së Italisë

Sadik.Autor

TELENOVELA VAZHDON/ Xhaka “tërbon” Romën, “verdhekuqtë” gati ta braktisin për objektivin e ri

Delo.autor

Leave a Comment