Futboll Sport

“KOSOVA ËSHTË SHQIPËRI”/ Ja si tre tifozë kuqezi tërbuan serbët në miqësoren Brescia-Vojvodina

Serbi-Shqipëri në Beograd, atë 14 tetor të vitit 2015, ende nuk ka mbaruar… Ose më saktë, përsëritet, sa herë është mundësia, sërish në një fushë futbolli. Nga droni te… simbolet kuqezi, që tërbojnë serbët, gjithmonë dhe kudo, duke përmendur Kosovën në mes.

Kështu, miqësorja mes Brescias dhe Vojvodina në Orzinuovi të Brescias u ndërpre pikërisht sepse tifozët serbë që ndodheshin aty nuk kanë duruar që 2-3 tifozë shqiptarë janë ngjitur në rrethimin e fushës dhe kanë shpalosur flamurin shqiptar dhe simbolet kuqezi, duke bërtitur “Kosova është Shqipëri!”.

Më pas, tifozët serbë kanë hyrë në fushë dhe kanë vrapuar drejt vendit ku ndodheshin shqiptarët, që të paktë në numër, 2 ose 3, kanë vrapuar dhe janë larguar, por gjesti i tyre ndërpreu ndeshjen totalisht.

Related posts

DERBI I KRYEQYTETIT/ Vijon interesi i jashtëzakonshëm, ja sa bileta janë shitur deri tani (FOTO)

Delo.autor

Finalja e Kupës së Shqipërisë, Skënderbeu-Laçi më 24 maj

Sadik.Autor

Arsenali në avantazh ndaj Crystal Palace, Mustafi autor i golit (VIDEO)

Q.Autor

Leave a Comment