Futboll Sport

“TIFOZI I VOGËL I PARTIZANIT HUMBI BETEJËN ME JETËN”/ Përlot klubi: Renisi s’ia doli dot, u prehsh në paqe

Ka ndërruar jetë ditën e sotme, tifozi i vogël i Partizanit, Renis Muça, i cili prej 3 muajsh ndodhej në koma pas një aksidenti të rëndë.

Lajmi u bë publik nga tifozët ultras të Partizanit, grupimi “Ultras Guerrils”, të cilët përmes  një postimi japin lajmin e trishtë se fatkeqësisht Renisi nuk ia doli dot. 14-vjeçari ndodhej për kurim në Turqi.

Klubi i Partizanit pak kohë më parë kishte marrë nismën për të mbledhur të ardhura nga biletat e shitura në një prej ndeshjeve.

POSTIMI I ULTRAS GUERRILS:

Ndjejmë keqardhje të thellë kur ju japim këtë lajm të rëndë …

Renisi nuk ia doli!

Pas atij aksidenti të rëndë në korrik, ku qëndroi 3 muaj në koma, në luftë për të mposhtur vdekjen, tifozi ynë i vogël ka ndërruar jetë dje në darkë në Turqi. Në moshën 14-vjeçare …

Ngushëllime të sinqerta familjes së Renisit nga e gjithë familja e madhe e kuqe!

U prehsh në paqe engjëll!

Para disa ditësh i ati i 14 vjeçarit, Remzi Muça bëri apel shtetit shqiptar për të mbledhur 60 mijë euro për 4 muaj trajtim në një spital privat në Ankara dhe shumën për avioni, që të bëhet transporti.

“Kam gjetur një spital në Turqi, në Ankara, shuma është shumë e madhe dhe unë nuk e përballoj dot. E kemi për 4 muaj dhe është 12 mijë euro në muaj. Ju lutem, po patët zemër dhe fëmijë më ndihmoni që t’i shpëtoj jetën Renisit”, u shpreh Remzi Muça.

Related posts

DËSHTUAN NË BOTËROR/ Edhe Rumenige shpërthen kundër Federatës Gjermane

Isa.Autor

E BUJSHME NGA ANGLIA/ Reali i Madrid shumë pranë marrëveshjes me yllin e Bayern Munich…

Delo.autor

ËSHTË ZYRTARE/ Shkodranët arrijnë akordin me ish-futbollistin e Luftëtarit…

Delo.autor

Leave a Comment