Bundesliga Futboll Sport

Mbrojtësi i Tottenham transferohet në Bundesliga

Tashmë ka ardhur konfirmimi, Kevin Wimmer do të jetë mbrojtësi i ri i Hannover 96.

25-vjeçari është transferuar nga Stoke City, ku ka luajtur në formë huazimi nga Tottenham. Gjithsesi edhe te Gjermanët ai do të jetë në formë huazimi, me një opsion 12 milionë euro për t’u blerë në fund të sezonit.

“Pas kualiteteve sportive, Kevin na ka dhënë një përshtypje të mirë edhe për karakterin e tij. atij i pëlqen futboll ynë. Ai kërkon të marrë përgjegjësi te Hannover dhe të na ndihmojë të rritemi,” ishin fjalët e trajnerit Bretienreiter.

“Pasi mu treguan planet e klubit për vitet në vijim, kam ardhur me bindje të plotë te Hannover. Menjëherë kam pasur një ndjesi të mirë dhe kërkova menjëherë transferimin,” ishin fjalët e Wimmer.

Related posts

PORTIERI I KOSOVËS PRET PENALLTINË/ Juve gabon me Sassuolon! Milan rikthehet te fitoret, mposht Torinon dhe kap vendin e dytë

F.autor

“US OPEN”/ Përcaktohen gjysmëfinalistët e parë për meshkuj dhe femra

Delo.autor

HUMBJA E “DJAJVE TË KUQ” I BEFASON TË GJITHË/ Reagimi epik i Neville tërheq vëmendjen e Mourinhos (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment