Futboll Sport

TRAJNERI ITALIAN ZBULON PRAPASKENËN/ Fabio Capello tregon: Doja ta merrja “Pleshtin” tek Juventus, por…

Leo Mesi është një nga lojtarët më të mirë, jo vetëm në botë momentalisht, por në të gjithë historinë e futbollit.

Argjentinasi prej shumë vitesh tregon në një formë shumë të mirë, teksa Kapelo në një intervistë ka treguar, se e dinte që Mesi do të kishte një të ardhme të madhe, që kur ai ishte 16 vjeç.

Madje tekniku italian tregon edhe një prapaskenë, teksa thotë se kishte tentuar ta afronte atë te Juventusi: “Mesi është në të njëjtën kategori me Maradonën dhe Pelenë, në kategorinë e gjenive. Ata shpikin gjëra që të tjerët as nuk mund t’i mendojnë, diçka të tillë e kanë në ADN-në e tyre. Leon për herë të parë e kam parë në ‘Trofeun Gamper’, kur unë drejtoja Juventusin dhe përballeshim me Bracelonën. Aty ishin rreth 90 mijë spektatorë dhe ai ishte vetëm 16 vjeç asokohe. Pas 20 minutave lojë unë iu afrova Rajkardit, dhe i thashë nëse këtë lojtarin e ri mund ta huazonte tek ne, për Mesin. Ai shkëlqeu në fushë dhe, nuk isha vetëm unë që e kuptova se ishte një gjeni. E dija se Rajkard kishte në skuadër tre të huaj dhe nuk  mund të fusnin edhe një tjetër të huaj në listë. Por trajneri i Barçës më tha të mos mërzitesha, pasi do t’ia gjenin edhe një vend argjentinasit. Tentova ta merrja, por katalanasit gjithashtu kishin intrigat e tyre.”, u shpreh Kapelo.

Mesi vazhdon të magjepsi botën me aftësitë e tij, por këtë sezon nuk e ka nisur në mënyrë të mirë pasi është kushtëzuar nga dëmtimet e shumta.

Related posts

RRËFEHEN TRE PROTAGONISTËT E FUTBOLLIT/ CR7, Mou dhe Neymar zbulojnë ndeshjet që i ndryshuan karrierën

Delo.autor

“EURO 2020″/ Holanda mposht Austrinë falë dyshes Depay-Dumfries dhe kualifikohet në 1/8-at

Delo.autor

KAMPION I BOTËS NË PESHËN E RËNDË/ Fury: Më ofruan 10 milionë dollarë për një duel që vlen 500 milionë

Delo.autor

Leave a Comment