Futboll Seria A Sport

TRAJNERI PIOL PREZANTOHET TEK MILAN/ Drejtuesi i klubit Boban: Nuk jemi skuadra më e fortë në botë, por…

Milani ka prezantuar trajnerin e ri ditën e sotme, teksa kanë vendosur që t’ia besojnë Stefano Piolit, drejtimin e skuadrës.

Tekniku italian është prezantuar ditën e sotme në ambientet e klubit kuqezi, nën praninë e drejtuesve të Milanit.

Zvonimir Boban, ka pranuar fajin për gjendjen që kuqezinjtë po kalojnë tani, por shprehet i bindur se me Piolin në stol, do të ngrihen si skuadër: “Nuk është mirë të jesh këtu për ndryshimin e trajnerit, e cila është një humbje për të gjithë ne, madje edhe në nivelin personal. Megjithatë ne duhet të vazhdojmë, me një zgjedhje që mendojmë se është e duhura për Milanin. Uroj që Pioli të ketë fat në këtë moment të vështirë. Nëse ne jemi këtu tani, do të thotë se janë edhe përgjegjësitë tona për këtë. E kuptoj që nuk po bëjmë më të mirën që mund të bëjnë drejtuesit në një klub. Por, gjëja më e rëndësishme është që të mos humbasim dinjitetin. Na vjen keq për këtë situatë, por kështu është futbolli.”, u shpreh Boban.

U fol se në stolin e Milanit mund të ulej edhe Spaleti, por nuk u arrit një marrëveshje. Për këtë kroati u shpreh: ”Spaleti? Është një trajner shumë i mirë, por zgjedhja jonë ishte Pioli. Nuk jemi skuadra më e fortë në botë, por nuk jemi as ekipi që jemi parë deri tani. Jemi të bindur se me trajnerin e ri do të bëjmë një lojë më të mirë dhe më me shumë cilësi nga ajo që kemi parë deri tani.”, përfundoi 51-vjeçari.

Related posts

MERKATO E BUJSHME/ Nuk dihet i lumtur tek ekipi kryeqytetas, skuadra e njohur ndjek me interes yllin e Romës

Delo.autor

Tirana shumë pranë akordit, nis bisedimet me ish-mesfushorin e Laçit dhe Partizanit

Sadik.Autor

MANIPULIMI I ZGJEDHJEVE/ Viktimizohet FSHF: Bashkia e Gjirokastrës na mbylli stadiumin në prag të Asamblesë

Delo.autor

Leave a Comment