Futboll Kombëtarja Shqipëri Sport

TRAJNERI REJA ME RISI NË LISTË/ Drejt kalimit tek Kombëtarja A sulmuesi shqiptar…

Nëntori është muaji i kombëtareve. Kuqezinjtë do të luajnë ndaj Andorrës dhe Francës, respektivisht në Elbasan dhe në stadiumin e ri kombëtar.

Për këto dy takime, nuk përjashtohet mundësia që trajneri i Kombëtares të ketë risi në listë, si të fundit ndeshje të këtyre kualifikueseve, për të testuar ndonjë element që nuk është afruar prej tij deri më tani. Një prej emrave që mund të gjejë vend në listën e Kombëtares A, është Armando Broja.

Armando Broja

Futbollisti i akademisë së Çelsit, i cili është aktivizuar me të gjitha ekipet e moshave, pritet që të ketë një ftesë nga Kombëtarja A për t’u provuar me gjasë ndaj Andorrës. Forma e tij mjaft e mirë me moshat e bluve të Londrës ka bërë që trajneri i Kombëtares të kërkojë përforcime nga ekipet kuqezi.

Referuar datëlindjes, Broja mund të ishte pika e referimit në Kombëtaren U-19 të drejtuar nga Nevil Dede, por gjithashtu ai mund të ishte edhe pjesë e rëndësishme e ekipit Shpresa. Pas Lindon Selahit dhe Taulant Seferit që u ftuan në grumbullimin e kaluar, këtë herë pritet që në Kombëtare të afrohet rishtas Armando Broja.

Related posts

YLLI FRANCEZ SHET ATLETET E “RUSI 2018″/ Ja shuma dhe arsyeja që i ka nxjerrë në ankand

Delo.autor

ËNDRRA E MADHE BËHET REALITET/ “Përbindëshi” dhe “Pleshti” do të luajnë në një skuadër sezonin e ardhshëm

Delo.autor

SERIE A/ Napoli zhgënjen ndaj Sassuolos, Roma merr fitore me Fiorentinën

Delo.autor

Leave a Comment