Futboll Sport

UEFA MERR MASA/ Dënon ashpër KOMBËTAREN serbe

Kombëtarja serbe e futbollit do të luaj me dyer të mbyllura takimin e radhës ndaj Luksenburgut. Shkak janë bërë thirrjet raciste në takimin e “Rajko Mitic” të Beogradit gjatë humbjes 4-2 kundër Portugalisë.

UEFA vendosi që Serbia duhet të luaj dy nga ndeshjet e saj të ardhshme në shtëpi pa tifozë, me ndeshjen e dytë të pezulluar për një periudhë provë një vjeçare.

Gjithashtu, UEFA ka kërkuar nga Federata Serbe që në ndeshjet e ardhshme të shfaqë banderolat “#EqualGame” rreth stadiumit. Serbia luan një ndeshje vendimtare për kualifikueset e grupit B kundër Luksemburgut më 14 nëntor.

Aktualisht ekipi ballkanas ka 10 pikë, një më pak se Portugalia e vendit të dytë, dhe 9 më pak se Ukraina kryesuese. Shoqata e Futbollit e Serbisë gjithashtu u gjobit me 37,000 dollarë (33,250 €) për shkelje të ndryshme, përfshirë thirrje të paligjshme dhe futje në fushën e blertë.

Related posts

SFIDA ÇEREKFINALE ITALI-BELGJIKË/ UEFA cakton arbitrin që u arrestua në vitin 2020

Delo.autor

ARRITËN KËTË FAZË FALË PUNËS DHE VULLNETIT/ Dy motrat shqiptare kampione në peshëngritje (VIDEO)

Delo.autor

“DJE MË BËRE PËR TË VJELLË”/ Ish-mbrojtësi i Çelsit tregon bisedën e çuditshme me Murinjon

Delo.autor

Leave a Comment