Futboll Sport

“VETËM MESSI KA MË SHUMË”/ Tifozi grumbullon rekordet e argjentinasit (FOTO)

Lionel Messi u shpërblye për herë të gjashtë në karrierë me Këpucën e Artë të Evropës të enjten, pasi sezonin e kaluar arriti t’i shënojë 36 gola në La Liga. Pas kësaj, një tifoz i grumbulloi disa ndër statistikat më mbresëlënëse të argjentinasit.

Ylli argjentinas tani i ka gjashtë Këpuca të Arta në koleksionin e tij, dy më shumë sesa cilido futbollist tjetër në histori. Por, kjo është vetëm njëra ndër statistikat e shumta mbresëlënëse që Messi e ka arritur gjatë karrierës së tij, transmeton Gazeta Express.

Në janar, Messi mund të thyejë rekord duke e marrë për herë të gjashtë Topin e Artë, që do ta ngrinte atë mbi Cristiano Ronaldon me një më shumë. Kjo mund të ndikojë që debati se cili është më i miri në botë të gjejë përgjigje më lehtë.

Megjithatë, një tifoz i Barcelonës beson se argjentinasi veçse e ka dëshmuar se është futbollisti më i mirë i të gjitha kohëve, përmes disa postimeve në Twitter, të cilat i ka titulluar “Vetëm Messi ka më shumë”. Më poshtë mund t’i shikoni disa prej tyre.

“Leo Messi është lojtari i parë që e fiton çmimin e FIFA-s për lojtarin më të mirë të vitit gjatë herë”.

“Lionel Messi është lojtari i vetëm nga top pesë ligat evropiane që ka arritur të shënojë më shumë sesa 15 gola në 11 sezonet e fundit. Fantastike”.

“Harry Kane: Vetëm Lionel Messi (34) ka shënuar më shumë gola sesa Harry Kane (25) në top pesë ligat e Evropës në vitin 2017”.

“Jadon Sancho: E fitoi për herë të gjashtë çmimin për lojtarin e ndeshjes në Bundesligë këtë fundjavë, të gjitha që nga fillimi i dhjetorit. Vetëm Lionel Messi (7) ka më shumë në top pesë ligat e Evropës gjatë kësaj periudhe”.

“Son-Heung Min i ka shënuar pesë gola në Kampionëve gjatë këtij viti kalendarik. Vetëm Lionel Messi (6) ka më shumë”.

“Më së shumti driblime të suksesshme në Ligën e Kampionëve që nga sezoni 2009/10: 464 Messi, 258 Neymar, 225 Ribery, 217 Ronaldo, 195 Hazard, 179 Iniesta”. /Gazeta Express/

Related posts

Juventus 2:1 Hellas Verona, notat e lojtarëve

Sadik.Autor

PARA NDESHJES NDAJ KOMBËTARES/ Trajneri i San Marinos: Shqipëria, në të njëjtin nivel me Poloninë

Delo.autor

LIVE/ Mbyllet super sfida Barcelona-Bayern Munich. Rezultati 2-8

Delo.autor

Leave a Comment