Futboll Sport

E BUJSHME/ Pogba-Zidane, “gjelat” takohen në Dubai, francezi gjithnjë e më larg Man.United (FOTO)

Pogba-Zidane nuk e kanë fshehur kurrë simpatinë për njëri-tjetrin, të dy palët dëshirojnë që të bashkohen, këtë verë parashikohet shansi i fundit që Pogba të transferohet te Real Madrid. Dy “gjelat” francez shfrytëzojnë çdo mundësi për tu takuar, kështu ka ndodhur edhe këtë herë, ku pushimi i ardhur nga aktivitet e kombëtareve ka bërë bashkë në Dubai, Zidane dhe Pogba.

Pogba

“Mirror” ka publikuar një foto ku Pogba dhe Zidane shihet nën shoqërinë e njëri tjetrit në bregdetin e Dubait. E përditshmja britanike shkruan se Pogba do të bëj gjithçka është e mundur për tu transferuar në Madrid verën e ardhshme. Reali insistoj deri në fund për të transferuar francezin por Man.United vendosi veton duke bërë që ky transferim të dështoj. Negociatat priten të hapen sërish në fund të këtij sezoni me presidentin Florentino Perez i cili pritet të paraqes një tjetër ofertë zyrtare për ti plotësuar më në fund dëshirën trajnerit të tij. Për Pogan dhe për këtë tratative do të flitet shumë gjatë gjithë sezonin pasi gjërat mund të ndryshojnë shumë dhe shpejt, Juventus gjithashtu nuk ka ndërmend të dorëzohet.

Related posts

PARAKALON NEYMAR/ Romelu Lukaku thyen rekordin e transferimeve me 321 milionë euro

Delo.autor

PAS ITALISË/ Gjermania merr lajmin e keq, skuadra e Low nuk lejohet të stërvitet në Wembley. Ja shkaku…

Delo.autor

I NDODH EDHE MESSIT/ Po bëhet virale, ja momenti kur “Pleshti” humb rastin e pastër para porte (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment