Futboll I pakategorizuar Sport

A E MBANI MEND “TRADHTARIN” SOTIR NINI? Mesfushori tregon pse zgjodhi Greqinë para Shqipërisë

Mjafton të përmendet emri i Sotir Ninit dhe prapashtesat apo epitetet që i vishen dihen! Ai është ndër futbollistët e parë me origjinë shqiptare që refuzuan Shqipërinë dhe pranuan të luajnë për Greqinë. Pritshmëritë për futbollistin ishin të mëdha, pasi konsiderohej si një nga talentet më të mirë të Greqisë, por bashkë me premtimet e helenëve mori teposhtën dhe karriera e tij.

Mesfushori ka folur për karrierën e tij të gjatë për “athletestories.gr”. Ai ka treguar dhe faktin se pse ndihej grek më shumë se shqiptar. “Unë kam lindur në 3 prill të vitit 1990 në Himarë. Fëmija më i vogël i një familje prej 5 personash. Isha vetëm 1 vjeç kur u larguam përgjithmonë nga Himara. Prindërit e mi kërkonin një fat më të mirë, një të ardhme më të mirë për të gjithë ne. Isha një fëmijë i shkathët, dhe vritesha shpesh”.

Ai foli dhe në lidhje me zgjedhjen e tij për kombëtaren e Greqisë. “Në këtë moment nuk kishte asnjë pikëpyetje në mendjen në lidhje me zgjedhjen. Nuk u mendova asnjëherë. Unë u rrita këtu, jetova këtu, kisha gjithçka këtu. Bëra atë që ndjeva brenda vetes time. Nuk kisha asnjë kontakt me Federatën Shqiptare”.

Related posts

Miqësorja skandaloze/ Danimarka nuk turpërohet në Sllovaki, humb me rezultatin… (VIDEO)

Isa.Autor

“NUK MË PËLQEN TË KRAHASOJ BREZAT”/ Ndihmësi i Tuchel: Ky është defekti i vetëm i Mbappe

Delo.autor

BEFASON Alonso/ Tifozëve në Montekarlo t’u kthejmë lekët e biletës…

Sadik.Autor

Leave a Comment