Futboll Sport

ANÇELOTI FLET “PËRÇART”/ Nuk e dimë kush i gjykon ndeshjet

Carlo Ancelotti dhe Napoli i tij janë duke kaluar një moment tejet delikat këtë sezon.

Në një takim informues mes arbitrave, trajnerëve dhe kapitenëve të skuadrave të kampionatit italian, ka qenë i pranishëm edhe tekniku Ancelotti, që ka ngritur shqetësimet e tij ndaj dizenjatorit të arbitrave, Rizzoli. Ky i fundit ka pranuar se arbitri Giacomelli ka gabuar në ndeshjen Napoli-Atalanta, duke mos shkuar të shohë në VAR episodin e minutave të fundit mes Kjaer dhe Llorentes, që ishte penallti e qartë, ndërsa më pas erdhi momenti i Ancelottit.

“Është shumë e rëndësishme të dimë se kush i arbitron ndeshjet, VAR-i, apo arbitri në fushë. Unë shoh që arbitra me eksperiencë si Rocci apo Orsato, arbitrojnë vetë dhe përdorin VAR-in për ndihmë, ndërsa të tjerë më të rinj, dëgjojnë vendimet që u konfirmohen nga salla e VAR-it. Unë mendoj se VAR-i mund të ndërhyjë vetëm për të thirrur arbitrin të rishoh aksionin, por jo t’i thotë për mua është apo nuk është penallti, pra jo të japë gjykime. Unë mund të pranoj një gabim të arbitrit në fushë, por nuk mund të pranoj një gabim të VAR-it, që ka gjithë kohën e duhur për të parë dhe riparë aksionin”, deklaroi Ancelotti në mbledhje.

Related posts

NË ANGLI E URREJNË TË GJITHË/ Sulmuesi i Palas kërcënohet edhe me vdekje

Isa.Autor

Monaco arriti akordin me Real Madrid, por Mbappe preferoi të ikte te PSG

Sadik.Autor

KLUBI I SERIA A BËHET ME PRONAR TË RI/ Miliarderi italo-amerikan blen aksionet

F.autor

Leave a Comment