Futboll Seria A Sport

KËRKON PËRFORCIME NË EKIP/ Inter mendon për merkaton e sezonit të ardhshëm, “piketohet” talenti i Sampdorias…

Nuk është ende momenti për merkato në ambientet e Interit, pasi në fushë po luftohet për titullin dhe jashtë po zgjidhen problemet financiare të pronësisë. Megjithatë aktiviteti i vëshguesve po vazhdon si gjithmonë. Një prej tyre ka ndjekur sfidën e fundit mes Sampdorias dhe Napolit për Mikel Damsgard, “xholin” sulmues ende jo 21-vjeçar që po paraqitet shumë mirë me fanellën bardheblu. Danezi deri tani ka ofruar një kontribut përtej pritshmërie.

Pavarësisht se duke u nisur nga fundi i hierarkive dhe duke fituar gjithmonë e më tepër besim nga Klaudio Ranieri, ka tërhequr interesin e shumë klubeve (të Totenhemit dhe Lestërit veçanërisht në kampionatin anglez). Në Itali, Interi dhe Juventusi po e monitorojnë me kujdes, pikërisht vëzhguesit zikaltër ndodheshin në “Ferraris” javën e kaluar dhe nuk është hera e parë që e ndjekin nga pranë.

Në këtë situatë nuk ka ende asnjë negociatë të nisur apo ofertë të shkruar, por thjesht një pëlqim edhe pse Sampdoria nuk ka nxitim për ta shitur. Një vlerësim aktual mund t’i afrohet 18 milionë eurove, për të arritur një akord maksimal. Megjithatë, qëllimi i Sampit është të mbajë djaloshin nga Danimarka për një tjetër sezon, ndoshta duke i dhënë më tepër vazhdimësi në fushë.

Related posts

LA LIGA APO CHAMPINOS/ Tifozët e Real zgjedhin objektivin e sezonit

Delo.autor

KORONAVIRUSI/ Inter-Ludogorets në kaos, UEFA mbledhje urgjente!

Delo.autor

Vëllezërit në Kampionatin Botëror/ Nga De Boer e deri tek Jerome dhe Kevin-Prince Boateng (FOTO)

Sadik.Autor

Leave a Comment