Futboll Sport

ARRITI SUKSESIN NË AMERIKËN LATINE/ Ish-trajneri Partizanit, fitoi kupën Libertadores me Flamengon (FOTO)

Ekipi brazilian i Flamengo fitoi të shtunën në mbrëmje Kupën Libertadores në Amerikën Latine.

Përballë ekipit brazilian, ishte River Plate nga Argjentina, që në fakt dominoi ndeshjen deri në minutat e fundit, kur dygolëshi i Gabigolit përmbysi rezultatin.

Kështu brazilianët fituan trofeun më të rëndësishëm për klube në Amerikën e Jugut.

Ekipi brazilian i Flamengo drejtohet nga një trajner portugez, Horge Jezus. Në stafin e tij, Jezus ka ndihmës një tjetër bashkëkombas, Marsi Sampaio. Ai është përgatitës atletik i Flamengo.

Po çfarë e lidh Sampaion me Shqipërinë? Ai ka pasur një eksperiencë të shkurtër si trajner në Shqipëri. Nga 15 shkurti deri në 6 maj të vitit 2014, Sampaio ka punuar në klubin e Partizanit.

Ai erdhi fillimisht si asisten trajner, por e drejtoi klubin në disa ndeshje, derisa u largua nga skuadra në Maj të vitit 2014.

Marsi Sampaio drejtoi ekipin e Partizanit në 12 ndeshje, pasi klubi i kuq largoi nga detyra trajnerin Hasan Lika. Portugezi bëri një punë të konsiderueshme me “Demat”, pasi Partizani e mbylli në vendin e tretë në atë sezon kampionatin, duke shkuar edhe në çerekfinalen e Kupës së Shqipërisë.

Related posts

Topi në krevat, 8 gola për Inter dhe numri 63… Ato që nuk dini për Cutrone

Q.Autor

Shënoi golin e fitores ndaj Totteham, ja çfarë thotë Van de Beek

Delo.autor

Vettel thyen rekordin e pistës dhe kap “pole”, Hamilton vetëm i 4-ti

Sadik.Autor

Leave a Comment