Futboll Sport

SFIDON JUVENTUS DHE RONALDON/ Trajneri i Ferencvaros: E dua titullar

Respekt, por jo frikë. Serhij Rebrov mezi pret të luajë kundër Juventusit. Dhe ai synon të shijojë, me Ferencvaros-in e tij, ndeshjen e Ligës së Kampionëve kundër bardhezinjve.

Trajneri ukrainas, partneri sulmues për një kohë të gjatë i Shevchenkos, trainon hungarezët sot, kundërshtarët e nesërm të Juventusit në Ligën e Kampionëve:

“Ne e dimë se do të duhet të luajmë kundër një prej skuadrave më të mira në Itali: mezi presim ta bëjmë atë.

Ne duam ta luajmë këtë lojë duke dhënë 100%. Është një nder për ne që të jemi në gjendje të përfaqësojmë Hungarinë në krye të futbollit evropian në Ligën e Kampionëve, mendoj se jemi gati për këtë sfidë”.

A keni menduar ndonjë gjë të veçantë për të ndaluar Cristiano Ronaldon?
“Për të filluar, shpresoj që ai të jetë titullar. Ne i dimë cilësitë e tij dhe do të përpiqemi ta ndalojmë atë. Sigurisht, kemi nevojë për përqendrim maksimal”

Related posts

LIVE/ Barcelona po feston titullin e 25-të, të “La Ligas” me tifozët rrugëve të qytetit (VIDEO)

Sadik.Autor

PARALAJMËRON TEUTËN/ Trajneri i Shamrok: Jemi në formë, mezi pres t’i mundim

Delo.autor

MIQËSORE/ Inter triumfon me “POKER”, Calhanoglu gjen rrjetën e parë me fanellën “Zikaltër”

Delo.autor

Leave a Comment