Futboll Sport

ASNJË MINUTË PUSHIM/ Ja kush është lojtari i pazëvendësueshëm te Real Madridi

Mendohej se Zinedine Zidane mund ta linte pushim Casemiron të mërkurën, në ndeshjen e Realit kundër Leganesit.

Por në fakt, mesfushori brazilian u aktivizua dhe luajti gjatë gjithë ndeshjes që “galaktikët” fituan 5-0.

Kjo e ndihmoi brazilianin të ruante një rekord këtë sezon. Ai ka luajtur çdo minutë, përfshirë edhe ato me kombëtaren e “Seleçaos”.Zidane tregoi edhe njëherë se Casemiro mbetet një lojtar i pazëvendësueshëm.

Ai ka startuar titullar në çdo ndeshje të Realit këtë sezon dhe pavarësisht avantazhit të thellë ndaj Leganesit, tekniku nuk e kurseu as disa minuta në pjesën e dytë. Casemiro e mbylli ndeshjen me 12 topa të fituar, më shumë se çdo lojtar tjetër në fushë.

Related posts

LIVERPOOL LË HAPËSIRA/ Leeds ndëshkon kampionët me një SUPER GOL (VIDEO)

Delo.autor

I DEL KUNDËR MJEKUT TË BELGJIKËS/ Zidane: Hazard nuk vuan në aspektin psikologjik, por…

Delo.autor

“NUK MUND TË HUMBASIM MË TERREN”/ Mancini: I lumtur nga elozhet holandeze

Delo.autor

Leave a Comment